Dy mjeke të spitalit të Korçës janë në hetim pasi familjarët e një 61 vjeçareje kanë bërë kallëzim për neglizhencë në mjekim.

Mësohet se vdekja ka ndodhur më 14 gusht 2024.  

Paraprakisht dyshohet se pacientja ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.

"Nga Komisariati i Policisë Korçë, u referuan materialet  në Prokurori për vlerësim  për shtetaset A. D.,  dhe G. R., të dyja mjeke në spitalin e Korçës, pasi:  Familjarët e një  61 vjeçareje që humbi jetën më datë 14.08.2024, paraprakisht dyshohet si pasojë e arrestit kardiak, kanë bërë kallëzim pasi pretendojnë se mjeket  kanë treguar neglizhencë në trajtimin mjekësor të 61-vjeçares" informon policia e Korçës.