Dy motorë përplasen mes tyre, plagosen rëndë dy fierakë

FIER-Dy motorë janë përplasur mes tyre duke shkaktuar dy të plagosur. Dy të rinjtë, të moshës 25 dhe 26 vjeç, drejtuesit përkatës të motorëve të përfshirë në aksident, kanë marrë plagë të rënda në trup.

Me t'u dërguar në spitalin rajonal të Fierit, janë futur me urgjencë në sallën e operacionit.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Hoxhare, pranë urës së Hoxhares, ku pjesë së motorëve janë shpërndarë rreth vendit të ngjarjes duke treguar se përplasja ka qenë e fortë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, ku dyshohet se shpejtësia e motorëve mund të ketë qenë shkaku i përplasjes së fortë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Java e fundit e Kuvendit, PS e opozita në limite për ndryshimet e Kodit Zgjedhor! Palët ende në diskutime

Java e fundit e Kuvendit, PS e opozita në limite për ndryshimet e Kodit Zgjedhor! Palët ende në diskutime