Një person është arrestuar pas 5 ditësh në kërkim pasi braktisi mjetin me 27 kg kanabis, pasi u zbulua nga policia. Arrestohet  K.K., 25 vjeç, banues në fshatin Barbullojë, Lezhë. 25-vjeçari  ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Më datë 28.10.2020, në afërsi të një lokali në aksin rrugor Mikot-Lezhë është bërë ndalimi i një mjeti me  drejtues shtetasin  K.K., i cili braktisi mjetin dhe u largua. Gjatë  kontrollit të mjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan  27 kg lëndë narkotike canabis sativa, si dhe  arrestuan në flagrancë bashkëpunëtorët  tij, shtetasi N.T .dhe Z.M.