Disa nga mrekullitë antike që nuk i njohim/FOTO

Disa nga mrekullitë antike që nuk i njohim/FOTO

Chand Baori, Indi

Të gjithë kemi dëgjuar për atraksionet e njohura turistike si Koloseumi, Muri i Madh i Kinës apo Taj Mahalla. Por ka edhe disa ndërtesa tjera antike, për të cilat shumë pak njerëz kanë dëgjuar.

Chand Baori, Indi
Chand Baori, me lokacion në një fshat të vogël indian të Abhanerisë, është një nga vendet me shkallët më të thella dhe më të vjetra në botë. Struktura gjigante, e ngjashme me një piramidë të përmbysur, arrin qindra metra thellësi nëntokë.

Janë gjithsej tri mure të cilat kanë rreth 3,5000 shkallë të ngushta të aranzhuara me simetri të përsosur, e të cilat shpijnë poshtë në një liqen të gjelbër. Shkencëtarët ende nuk e dinë nëse kjo mrekulli botërore është ndërtuar mes meshkujve IX dhe XI apo 600 vite para erës sonë.

Xhamia e Madhe e Djennes, Mali
Kjo xhami është mbi 100 vite e vjetër dhe është ndër ndërtesat më të mëdha të ndërtuara nga llaçi në botë. Në vitin 1988, xhamia ishte futur në listën e UNESCO-së për Ruajtjen e Trashëgimisë Botërore. Për momentin, xhamia është e mbyllur për turistët.

Kalaja Derawar, Pakistan
Kala e proporcioneve monumentale, 40 bastionet e Derawar-it ngrihen nga shkretëtira në një formacion tronditës katrori. Të kombinuar, muret e kalasë e formojnë një perimetër prej 1,500 metrave dhe kanë një lartësi prej 30 metrave.

Kjo është strukturë e mahnitshme në mesin e shkretëtirës Cholistan. Shumë njerëz nuk kanë dëgjuar për këtë, përfshirë edhe vet pakistanezët.

Dhe, për arsye të mirë, për të shkuar në kala vizitorët duhet të punësojnë një cicëron me makinë për ta bërë udhëtimin një ditor nga qyteti i Bahawalpur, e përmes shkretëtirës Cholistan deri tek kalaja, ku leja e veçantë nga emiri, apo lideri lokal, nevojitet për t’u futet brenda.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë