Dy njësi speciale protestuan para qeverisë së Kosovës, Zveçla: Policia gëzon mbështetje dhe fokus të veçantë

Dy njësi speciale protestuan para qeverisë së Kosovës, Zveçla: Policia gëzon mbështetje dhe fokus të veçantë

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të mërkurën se Policia e Kosovës gëzon “mbështetje dhe fokus të veçantë”, pasi dy njësi speciale policore protestuan para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës më herët gjatë ditës, duke kërkuar rritje të shtesave për rrezikshmërinë në punë.

Pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës dhe të Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive gjatë protestës në Prishtinë shpalosën disa kërkesa, si kategorizimi si njësi të veçanta dhe përfshirja në listën e ekspertëve, rrezikshmëria të përcaktohet në 50 për qind të pagës bazë dhe të ketë shtesa për kushte specifike të punës.

Në një reagim pas protestës në rrjetin social Facebook, Sveçla tha se të ardhurat mesatare mujore gjatë këtij viti të zyrtarëve që protestuan sot “janë mbi 2.200 euro”, pa dhënë ndonjë hollësi shtesë.

“Si Ministri e Punëve të Brendshme, nga 9 agjenci ekzekutive, Policia e Kosovës ka pasur mbështetje dhe fokus të veçantë me qëllim të mobilizimit në luftimin e krimit, kontrabandës, mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit. Nga vetë Policia e Kosovës, Njësitë Speciale kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë mbështetjen më të madhe si në aspektin financiar ashtu edhe me ngritjen në strukturë”, shkroi Sveçla.

Por, një përfaqësues i njësive elite policore tha gjatë protestës së “ka pasur edhe ulje në kategorizimin e rrezikshmërisë, madje shtesa e veçantë që e kemi gëzuar nga viti 2010, u ndalua e tëra”.

Javën e kaluar, Qeveria e Kosovës njoftoi për shtesat për rrezikshmërinë në punë, të ndarë në shtatë kategori.

Për njësitë elitare, përkatësisht për Njësinë Speciale Intervenuese, Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësinë për Mbrojtje të Afërt, shtesat do të jenë prej 150 euro mbi pagën bazë.

Ndërkaq, për Njësinë për eksplozivët dhe deminim, Qeveria tha se shtesa do të jetë në vlerë prej 120 eurosh.

Këto shtesa, sipas ekzekutivit, do të aplikohen nga nëntori, pasi të hyjë në fuqi Ligji për Pagat.

Pagat e policëve të Kosovës nisin nga 210 euro në muaj për kadetët policorë dhe arrijnë në mbi 1.500 euro në muaj për drejtorin e përgjithshëm.

Policia e Kosovës është formuar 24 vjet më parë dhe numëron mbi 9.000 pjesëtarë me grada të ndryshme.

Ata nuk kanë as sigurim shëndetësor, as jetësor. REL

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 01/11/2023 20:40

    Dhe sipas sfeklles ky njesit dhe keta djem qenkan te politizuar nga PDK, sepse sipas tij paskan pagen me te madhe ne bote dhe po sipas tij kjo proteste paska prapavije politike ndoshta sipas tij per ta rrezuar qeverine, ky eshte niveli i ketij mjer ministri dhe ksaj qeverie, ky ma kujton vitin 90 kur ish presidenti serb te cilin millosheviqi e solli nga amerika dhe vizitoi Shqiperine ate kohe me sali berishen president dhe i thot ne sy se une perfaqsoj albanci e mij e JO shiftari siq n'a quante ate kohe serbosllavia, pra sipas sfeklles kete proteste e bajne ata qe duan ta rrezojne qeverine e e albanci pjella serbosllave qe sot qeveris kosoven qe çdo dite deshmohet se eshte vetem nje pushtet i perkohshem deri ne dorzimin e shtetit n'en kthetrat e serbise siq e thot qarte edhe dodiku serb se kosova tashme si edhe serbska republika jan pjes e serbosllavise por qe edhe mali i zi duhet ti bashkohet, e ket rrezik vetem mender presednike osmanka dhe kurrci nuk po e shofin se sfeklla, bysllimi,nje far armend mujka apo se si e ka emrin apo ahmak konjufca jan vetem nje figure shahu qe nuk i hyn ne pune askujt por qe osmanka dhe vuqiqi me ndihmen e llajqakut po i perdorin shum mir.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike

Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike