Dy pilotët shpallen "Dëshmorë të
Atdheut", ceremonia mortore nesër
Komisioni Shtetëror për Dëshmorët shpalli "Dëshmor i Atdheut" dy pilotët e Forcave të Armatosura, kapiten Floran Deliaj dhe toger Donald Hoxha, të cilët u ndanë nga jeta më datë 6 prill 2016, si pasojë e rrëzimit të një helikopteri EC 145, me të cilin po zhvillonin një fluturim stërvitor në Grizhë të Malësisë së Madhe.
Komisioni Shtetëror për Dëshmorët shpalli "Dëshmor i Atdheut" dy pilotët e Forcave të Armatosura, kapiten Floran Deliaj dhe toger Donald Hoxha, të cilët u ndanë nga jeta më datë 6 prill 2016, si pasojë e rrëzimit të një helikopteri EC 145, me të cilin po zhvillonin një fluturim stërvitor në Grizhë të Malësisë së Madhe.
Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë njoftojnë se homazhet në nderim të dy pilotëve të Forcës Ajrore, “Dëshmorë të Atdheut”, kapiten Floran Deliaj dhe toger Donald Hoxha, të cilët ranë në krye të detyrës si rezultat i rrëzimit të helikopterit EC 145 në Grizhë të Malësisë së Madhe, do të mbahen ditën e enjte datë 07 prill 2016 nga ora 12:00 – 14:00 në mjediset e Pallatit të Kongreseve.
Ceremonia e përcjelljes së dy ushtarakëve për në banesën e fundit do të zhvillohet në orën 14:30 në Varrezat e Dëshmorëve.
Biografia e dy pilotëve që humbën jetën nga rrëzimi i helikopterit EC 145 në Grizhë të Malësisë së Madhe Toger Donald HoxhaToger Donald Hoxha u lind me 17.06.1988 në Berat. Kreu Akademinë e Aviacionit të Pozzuolit në Napoli, Itali ku e përfundoi me sukses në vitin 2011 dhe u certifikua si pilot. Pas shkollimit, u emërua si pilot në Forcën Ajrore dhe më pas në Bazën Ajrore të Farkës ku dhe shërbeu nga viti 2012 me profesionalizëm e devotshmëri. Detyra e fundit e toger Hoxhës ishte “pilot (SAR)” në Grupin e Helikopterëve në Bazën Ajrore të Farkës
Kreu kurse të ndryshme kualifikimi, brenda dhe jashtë vendit, për pilotimin e helikopterëve të tipit EC145 (SAR).
Kapiten Floran DeliaKapiten Floran Delia lindi në 01.10.1973 në Dibër. Kreu studimet e në akademinë ushtarake “Skënderbej” nga ku u diplomua në vitin 1996 në specialitetin “Oficer Aviacioni”.Nga viti 2004 e në vazhdim ka kryer detyra të ndryshme në Repartin e Farkës, si pilot ekuipazhi i parë në BO105 dhe komandant ekuipazhi SAR. Kapiten Delia ka kryer kurse kualifikimi brenda dhe jashtë vendit. Kapiten Delia ishte i martuar me 3 fëmijë.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.1%
-
Të gabuar
23.6%
-
Nuk kam mendim
11.3%
Vota total: 2403
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44