Pazari i Ri dhe zgjatimi i Bulevardit nuk do të jenë pjesë të ndara të qendrës së kryeqytetit. Urbanistët po shohin mundësinë e një lidhje harmonike me sheshit “Skëndërbej”, Pazarit dhe Bulevardit të Ri. Shefi i urbanistikës në Bashkinë e Tiranës Ditjon Baboçi tregon se projekti që do të lidhë sheshin me Pazarin e Ri synon të shtojë hapësirat për këmbësorët, biçikletat si edhe të eleminojë korsitë e parkimit në të dy krahët e rrugës “Luigj Gurakuqi”, ku po ashtu do të ndërhyhet edhe në shtresat e rrugës.
Aktualisht kemi një rrugë tejet të gjërë për automjetet në një vënd që nuk ka dhe aq shumë trafik. Rrjedhimisht qëllimi jonë është të eleminojmë korsitë e parkimit dhe me këtë hapësirë që fitojmë të vendosim një korsi të re biçikletash dhe gjithashtu të zgjerojmë trotuaret. Lëvizshmëria do të mbetet e njëjtë. Ndërhyrja do të jetë kryesisht në shtresa dhe në hapësirën e këmbësorëve dhe e parkimeve të automjeteve, tipologjia e materialeve do i përngjasojë atyre të sheshit “Skëndërbej” ky është qëllimi jonë dhe pastaj pritet që dora-dorës avash-avash fillon dhe ka një tranzicion tek hapësira pedonale tek Pazari i Ri.
Shefi i urbanistikës në Bashkinë e Tiranës Ditjon Baboçi

Pazari i Ri
Një projekt i ngjashëm do të zbatohet edhe në Blv Zogu i I segmenti ndërlidhës mes qëndrës pedonale dhe Blv të Ri.
Ideja është që të eliminojmë korsinë e parkimit nga rruga kryesore dhe ta zhndërrojmë ta përshtasim për hapësirën e trotuarit, të punojmë me shtresat e trotuarit të punojmë edhe me tipologjinë e hapësirës. Sot është një hapësirë shumë e ndarë midis rrugës së automjeteve dhe rrugës së këmbësorëve të jetë diçka që është pak më e këndshme që detyrimisht e bënë edhe më të vështirë, ul pak shpejtësinë e lëvizjes së automjeteve me qëllim që të jetë diçka më e përdorshme le të themi për biçikletat dhe për këmbësorët.
Shefi i urbanistikës në Bashkinë e Tiranës Ditjon Baboçi
Bulevardi i Ri
/Shqiptarja.comKomente

