Saimir Tahiri dëshmoi te Krimet e Rënda për dosjen Habilaj. Report Tv mësohet se dëshmia e Tahirit është marrë në katin e dytë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Saimir Tahiri gjatë procesit të marrjes në pyetje ka kërkuar të konsumojë cigare. Shoferi i tij i ka çuar cigaret në prokurori, ish-ministrit.

Tahiri u mor në pyetje nga dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Premçi. Seanca e dëshmisë së ish-ministrit të Brendshëm në Prokurorinë e Krimeve të Rënda zgjati dy orë e 30 minuta. 

dy.b/shqiptarja.com