Përse jepet në prill ky fond për rrugët?
Fondet përcaktohen zakonisht në fund të vitit, për vitin pasardhës, ose në mes të vitit, në ato raste kur rishikohet buxheti. Rishikimi buxhetor vetëm për rrugët pikërisht në këtë muaj të vitit duket qartë se ka qëllime elektorale, që t’i japë mundësinë Berishës të presë shirita para zgjedhjeve.
Çfarë kriteresh janë ndjekur për caktimin e subjekteve apo segmenteve që do të përfitojnë?
Segmentet janë ato që kanë filluar me kohë dhe nuk po mbyllen dot, si Plepa-Rrogozhinë, Fushë Krujë-Milot dhe Rruga e Arbërit apo Unaza e Madhe e Tiranës. Nuk duket në këtë listë asnjë segment i ri. Sa u përket subjekteve, duket qartë se disa janë më të favorizuar se të tjerët, ndonëse ndërtojnë rrugë që nuk kanë një fizibilitet të dukshëm dhe një kthim të shpejtë të parave për shtetin.
Në shlyerjen e detyrimeve nga shteti, janë ndjekur norma shumë të ndryshme, ku ka që kanë marrë vetëm 5% të punës së bërë dhe të tjera, që marrin 96% apo edhe paradhënie, fonde më shumë se puna e kryer.
/Shqiptarja.com