Dy raste të reja të infektuar nga virusi 'Covid-19' në Gjermani, OBSH: Vaksina gati për 18 muaj

Dy raste të reja të infektuar nga virusi 'Covid-19' në Gjermani, OBSH: Vaksina gati për 18 muaj

Dy raste të reja të virusit 'Covid-19', shkurtim i emrit të virusit me kurorë, janë identifikuar në Gjermani, ku tani ka një total prej16 të infektuarish.

Rastet e reja u konstatuan në Bavari, në të njëjtën kompani furnizimi aksesorë makinash ku u regjistrua edhe rasti i parë në gjermani, i cili kishte ardhur nga Kina dhe që mendohet se ka infektuar të paktën 40 persona që kanë patur kontakt me të.

Dhe ndërsa bota pret me padurim vaksinën, e cila sipas OBSH mund të jetë gati për 18 muaj, numri i përgjithshëm i personave të infektuar është rritur në 45 188 njerëz në të gjithë botën.

Ndërkohë përkeqësohet edhe më shumë bilanci i viktimave prej infeksionit të koronavirusit teksa numri i të vdekurve është rritur në 1116 kurse rastet e sigurta të konstatuar të prekur nga sëmundja janë 4849.

Në Kinë, relaksimi i shkurtër i censurës kineze dhe transparenca jo e zakonshme e qeverisë kineze duket se nuk ka zgjatur shumë. Tani mediat shtetërore kanë filluar të promovojnë histori heronjsh njerëzorë dhe suksesesh, në një përpjekje të dukshme për ta zhvendosur narracionin nga kriza në histori të rezistencës dhe ringjalljes.

Tabloidi 'Global Time's, i drejtuar nga shteti, shkruante sot se "Shumica e zyrtarëve të PKK që punojnë në vijën e parë të frontit të luftës kundër virusit, kanë nevojë për më shumë mbështetje nga publiku, jo për gishtin e drejtuar te ata”.

Dëshira për të shmangur fatalizmin dhe panikun masiv është e kuptueshme. Por pyetja kryesore mbi përgjigjen e qeverisë dhe autoriteteve qëndrore për krizën mbetet pa përgjigje. Për shumë në Kinë fajtore është e qartë se trajtimi i dobët i epidemisë në fillimet e saj çoi në përhapjen e infeksionit në të gjithë vendin, qoftë për shkak të paaftësisë burokratike apo dhe fshehjes së të vërtetës nga zyrtarët, si dhe në rastin e  sindromës së rëndë akute të frymëmarrjes SARS në virin 2003.


Lajmi kryesor:

Shkon në 1115 numri i viktimave nga koronavirusi, dy raste të reja të infektuar në gjermani OBSH: Vaksina gati për 18 muaj


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë