Dy senatorë amerikanë propozojnë sanksione ndaj Turqisë lidhur me veprimet në Siri

Dy senatorë amerikanë propozojnë sanksione ndaj Turqisë lidhur me veprimet në Siri

Dy senatorë amerikanë paraqitën të premten një projektligj dypartiak të premten që parashikon sanksione ndaj Turqisë, duke përmendur shqetësimet për veprimet ushtarake nga ai vend ose grupet që ajo mbështet në Sirinë veriore.

Senatori demokrat Chris Van Hollen dhe senatori republikan Lindsey Graham paraqitën "projektligjin kundër agresionit turk të vitit 2024" me shpresën se paralajmërimi për sanksione do t'i shtynte palët drejt një armëpushimi.

Por ata thanë se Uashingtoni duhet të punojë me Turqinë në mënyrë diplomatike për të mundësuar një armëpushim të qëndrueshëm dhe një zonë të çmilitarizuar midis Turqisë dhe Sirisë.

“Këto sanksione synojnë parandalimin e sulmeve të mëtejshme nga Turqia ose të mbështetura nga Turqia ndaj Forcave Demokratike Siriane (SDF), që bartin rrezikun e rishfaqjes së ISIS-it, duke kërcënuar sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe pjesës tjetër të globit”, thanë ata në një deklaratë.

Armiqësitë në Sirinë veriore janë përshkallëzuar që kur udhëheqësi sirian Bashar al-Assad u rrëzua para pothuajse dy javësh.

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmjetësuar një armëpushim të brishtë në zonën midis Turqisë dhe grupeve siriane që ajo mbështet, dhe luftëtarëve kurdë sirianë të mbështetur nga SHBA./ VOA

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty