‘Dy shokët’, miqësia 55- vjeçare e Adrian Devollit e Kujtim Abdit, koleksionisti kthen apartamentin në galeri, piktori: Këtu flisnim për veprat e ndaluara

Pa shkuar në sheshin “Avni Rustemi”, një tunel i ngushtë, përbri rrugës “Luigj Gurakuqi”, të çon pranë pallatit të tyre. Kujtim Abdi, koleksionist e ish punonjës i Kinostudios, ka kthyer apartamentin e tij në një galeri, ku ekspozon vepra nga miku i tij prej 55 vjetësh, Ardian Devolli.

Piktori na shoqëron drejt ekspozitës së pazakontë, ku shtëpia është kthyer për dy mbrëmje rresht në një pikë takimi mes miqve të dikurshëm.

Siç rrëfen Devolli, Abdi koleksionist i thekur i librave që prej diktaturës, kishte një bibliotekë të pasur, ku mblidheshin e diskutonin për artin e vërtetë, librat e verdhë e shumëçka që s’lejohej jashtë mureve të mikut besnik. E këto mbrëmje duket sikur thërrasin nostalgjinë për takimet e dikurshme, por tanimë në frymën e lirisë

Ky portret i varur në dhomën ku siç rrëfen Devolli, dy shokët hapnin zemrën, është realizuar në Itali, në një prej takimeve të shumta që kanë pasur pas largimit të Abdit në Itali e më pas në Vjenë.

Ndërsa të tjera punime në vaj, pastel, tempera a laps, ekspozuar në këtë dhomëz, nga “Fshati Tiranas”, tek “Lana”, “Disqet e gramafoni” tentojnë të krijojnë emocionin e asaj kohe..

Janë mbi 87 vepra të Devollit që miku i tij ka koleksionuar e ruan në Vjenë ku jeton prej tri dekadash. I mban mes veprave artistike të dhjetëra autorëve të tjerë shqiptarë e të huaj. Mijëra librash, disqesh, gramafonesh nga e gjithë bota...  Këto mbrëmje ai zgjedh të qëndroj në hije, e të flasin pikturat, ndonëse në album ka gdhendur disa ndjesi për “Cenin, njeriun e lindur me shpirt të mësuar”.

“Jam me fat që kam qenë shpesh herë i pranishëm kur krijonte, që kam parë shumë krijime të tij që në ngjizje. Jam me fat që u bëra dëshmitar i pavdekshmërisë së personazheve të tij duke konkretizuar konceptin e vërtetë që ai kishte për pikturën: Magji!”, shkruan Abdi, në parathënien e një prej albumeve për Adrian Devollin.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë