Restaurimet e monumenteve të kulturës në vend, specialisti: Situata është emergjente!

Trashëgimia Kulturore në vendin tonë çdo ditë ndeshet me probleme të ndryshme. E përballë kësaj situate zëri kritikë i specialistëve të paktë, që kanë mbetur në këtë fushë, s’mungon. Kësaj here restauratori Adrian Devolli e konsideron emergjente situatën e restaurimit dhe konservimit të monumenteve të kulturës, që dita-ditës po degradojnë për shkak të neglizhencës së institucioneve.

 “Situata e restaurimit është emergjente. Restaurimi ndahet në dy elementë kryesorë, konservim dhe restaurim. Konservim është ruajtja. Por, duhet të formohen dy-tre brigada që të bëjnë vetëm konservimin, ruajtjen e këtyre afreskeve, sepse po shkatërrohen dhe nuk do t’i kemi më. Në kohën tonë u bënë u ngritën brigada emergjence për shpëtimin e veprave të artit, që të shkonin cep më cep të Shqipërisë. Punët asokohe bëheshin seriozisht. Mund të lihet një rrugë pa u bërë, sepse aq sa kushton një rrugë fshati, mund të bëhet e gjithë pjesa konservuese e afreskeve në Shqipëri. Është emergjencë kombëtare”, shprehet Adrian Devolli.

Restauratori edhe piktori Adrian Devolli i angazhuar nga viti 1979 deri në 1988 në Institutin e Monumenteve të Kulturës, sot Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore rrëfen se si asokohe brigada të tëra në terren jepnin kontributin e tyre për ruajtjen e kësaj pasurie kombëtare, ndërsa sot atyre pak restauratorë me eksperiencë që janë, nuk u  merret asnjë mendim. 

“Grupi i restauratorëve, si puna ime që kanë pas një eksperiencë të madhe në këtë fushë, kanë qenë gjithmonë të gatshëm, që eksperiencën e tyre ta dhurojnë pa lekë. Nëse do të ishte kërkuar mendimi ynë, ne mund të themi se çfarë mund të bëhet edhe se si mund të bëhen planet e emergjencës për shpëtimin e kësaj pasurie. Në të kundërt s’kemi çfarë të bëjmë më shumë. Jemi në një moshë të caktuar, keq na vjen jashtë mase, por kaq ishte. S’kemi çfarë të bëjmë më. Është fatkeqësi e madhe”.

Një nga shembujt, që sjell në vëmendje janë afresket e kishave në  Voskopojë

“Për shembull, flitet shumë, se Voskopoja është fshat turistik, apo që janë bërë kaq apo aq hotele, por aty janë shtatë kisha të mëdha për të cilat asnjëherë nuk flitet se sa afreske kanë rënë. Dhe se si mund të riparohen, derisa s’ka grupe, brigada lëvizëse për këtë punë. Po humbasim vlera të jashtëzakonshme në art, në trashëgiminë kombëtare dhe të ardhmen e turizmin shqiptar”, vijon më tëj Devolli.

Restauratori Adrian Devolli përfundon se, duke ruajtur këto vlera të trashëgimisë nuk mendojmë vetëm sot për sot por, mendojmë për të ardhmen.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë