GREQI- Dy të burgosur shqiptarë janë arratisur nga burgu Bujqësor i Kasandrës në Kalidhiki. Dy të burgosurit shqiptar nuk janë paraqitur në mëngjesin e së hënës në numërmin e zakonshëm në këtë burg. Siç është konfirmuar nga policia, ata janë të lindur në vitin 1988 dhe 1986 .
Administrata e burgut pasi vuri re mungesën e tyre ka njoftuar menjëherë policinë greke. Tashmë autoritetet kanë nisur kontrollet në të gjithë vendin dhe janë njoftuar dogana e aeroporte për të mos lejuar largimin e tyre jashtë vendit. Dy shqiptarët ishin të dënuar të dy me burgim të përjetshëm, njëri për vrasje në tentativë dhe tjetri për vrasje me paramendim.
Vlen të theksohet se në burgun e Kasandrës siguria nuk është maksimale si në burgjet e tjera dhe të burgosurit shpesh herë dalin dhe punojnë në plantacionet e burgut. Ndërkohë identiteti i dy shqiptarëve ende nuk është bëri i ditur.
Të dënuar me burgim të përjetshëm/ 2 shqiptarë arratisen nga burgu grek, policia në alarm për kapjen e tyre
Komento