Dy persona, njëri prej tyre shqiptarë, kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi gjatë kontrolleve u janë gjetur kokainë, hashash dhe mariuhanë. Operacioni policor u krye në banesën e shqiptarit në Faenzë, ku u gjetën 720 gram kokainë, 770 gram hashash dhe 230 gram të marihuanë.
Mediat italiane thonë se shqiptari i arrestuar është i moshës 57-vjeç dhe rezulton të jetë me precedent të mëparshëm penalë. Por ajo që tërhoqi vëmendjen e mediave italian ishte vendi ku të arrestuarit e kishin fshehur sasinë e drogës, pikërisht në brendësi të vezëve, ku secial prej kokrrave të gjetura mbante nga 10 gram drogë. Gjithashtu në shtëpinë e shqiptarit janë gjetur edhe 5 mijë euro cash.
Komento