LEZHE - Dy persona janë plagosur me armë zjarri në orët e vona të mbrëmjes së sotme, në një nga rrugët e fshatit Balldre të qytetit të Lezhës.
Nga vendngjarja bëhet e ditur se të plagosurit janë shtetasit Fatjon Gërdhata 25 vjeç dhe Alfred Bamzi 33 vjeç.
Dy të plagosurit janë shokë me njëri-tjetrin, ndërsa mësohet se janë plagosur nga dy persona ende të paidentifikuar. Sipas policisë, njoftohet se është realizuar arrestimi i njërit prej personave që plagosën dy shtetasit, ndërsa është shpallur në kërkim bashkautori.
Policia po kryhen hetimet për të zbardhur motivet e kësaj plagosje.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com