Vajzat adoleshente nga Viena të cilat vendosën ti bashkohën xhihadistëve në Siri, duket se janë penduar dhe kanë kërkuar të kthehen në shtëpi.
Samra Kesinovic, 17 vjeçe dhe shoqja e saj Sabina Selimovic, 15 vjeç tashmë janë të martuara në Siri dhe janë aktualisht shtatzënë. Megjithatë dy adoleshentet të cilat kanë rivendosur komunikimin me prindërit e tyre janë shprehur në rrjete sociale, që nuk dihet ende nëse menaxhohet prej tyre:
“Kemi bërë një gabim të madh. Duam të kthehemi në shtëpi”, shkruhet në posterat në internet, të cilët mendohet se janë postuar nga dy vienezet. Sipas zyrtarëve nëse është e vërtetë që vajzat duan të kthehen kjo do të jetë shumë e vështirë, pasi tashmë ato njihen kudo në internet.

Vajzat u larguan për të marrë pjesë në luftën e shenjtë në Siri gjatë muajit prill të këtij viti. Prej kohësh ato kishin nisur të kishin një stil jetese të ndryshëm nga moshatarët e tyre dhe më pas kur u larguan u kishin lënë prindërve një shënim ku shkruhej “Mos na kërkoni. Do t’i shërbejmë Allahut… dhe do të vdesim për të”.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com