Dy të plagosur nga aksidentet në Korçë dhe Elbasan, shoqërohet tatimori i dehur në timon

Dy persona janë plagosur mbrëmjen e sotme në Elbasan dhe në Korçë nga aksidentet. Një makinë humbi kontrollin e automjetit në autostradën Elbasan-Tiranë në dalje të tunelit.

Drejtuesja e makinës tip "Reno Clio" me targa AA 829 IP është plagosur dhe ndodhet në spital me plagë të rënda, pasi përplasja me mbrojtëset e rrugës ishte shumë e fortë. Ndërkohë që në aksin Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Vashtmi u përplasën dy makina, për pasojë mbeti i plagosur një drejtues.

Njëri prej drejtuesve të mjeteve rezultoi se ishte në gjendje të dehur duke u shoqëruar në polici. Sipas të dhënave të para nga policia drejtuesi i makinës që ishte i dehur dhe shkaktoi aksidentin është me inicialet I. C. punonjës i tatimeve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!