VD/Dy të rinjtë vodhën zyrën ku paguheshin gjobat, policia e Durrësit jep sqarime mbi shumën e parave të grabitura

DURRËS- Policia e Durrës ka sqaruar vjedhjen e ndodhur ditën e djeshme në zyrën ku paguheshin gjobat. (LEXO KËTU) Në njoftimin e publikuar, Policia sqaron se nuk janë vjedhur 2 000 000 lekë, por 20 000 lekë.

Lidhur me ngjarjen, Policia ka arrestuar dy të rinj të identifikuar si: Xhani Ymeri, 30 vjeç dhe Ekilian Bibi, 27 vjeç, të dy banues në Durrës.

Dy të rinjve iu janë dokumentuar edhe dy vjedhje të tjera përveç asaj të zyrës ku paguheshin gjobat. Njëra prej tyre është dokumentuar në Spitalin e Pediatrisë së Durrësit, ku kanë vjedhur pajisjet e dhomës së Imazherisë dhe një tjetër në një banesë ku kishin marrë dyer dhe dritare duralumin për t’i shitur më pas për skrap.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës

Sqarim për mediat 

Në lidhje me një lajm të publikuar në disa portale mbi vjedhjen e zyrës ku paguhen gjobat, ju sqarojmë se:

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka dhënë njoftim gazetarëve të Qarkut Durrës e shoqëruar me video, (ditën që ka ndodhur ngjarja, datë 01.12.2018 ) publikuar edhe në WEB të Policisë së Shtetit.

Pak orë pas ngjarjes, nga ana e Forcave të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorëve të dyshuar.

Sqarojmë që nuk janë vjedhur 2 000 000 lekë , por 20 000 lekë.

Më poshtë, ju ridërgojmë njoftimin për shtyp të dhënë më datë 01.12.2018:

Durrës

Goditet një tjetër grup që kryenin vjedhje në Qarkun e Durrësit.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Dokumentohen me prova shkencore 3 vjedhje të dyshuara të kryera prej tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës më vijim të punës së tyre për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve në fushën e veprave penale kundër pasurisë kanë bërë të mundur arrestimin e dy shtetasve, konkretisht:

• Xhani Ymeri 30 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale" Vjedhja";
Ekilian Bibi 27 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasit e mësipërm ditën e sotme , në lagjen Nr.8 dyshohet se kanë vjedhur zyrën ku paguhen gjobat ku kanë marrë 200 000 lekë (të vjetra).

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova shkencore se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri - tjetrin janë autorë edhe të ngjarjeve si më poshtë vijojnë:

Më datë 27.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dhomën e Imazherisë në Spitalin Pediatrik Durrës.

Më datë 30.11.2018 , në lagjen Nr.8 dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetases A.Ç. ku kanë marrë dritare dhe dyer duralumin dhe i kanë shitur në një pikë grumbullimi hekurash.

U sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• një pjesë e pajisjeve të vjedhura në zyrën e Imazherisë;
•dyert dhe dritaret duralumin të vjedhura në banesën e shtetases A.Ç.
• doreza, pinca dhe kaçavida.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja në bashkëpunim " parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja