Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar dy viktima nga Covid-19 duke çuar në 661 numrin total të viktimave nga fillimi i pandemisë. Ndërkohë që janë shënuar 166 raste të reja me Covid-19, duke e çuar në 17.757 numrin total të të infektuarve.
Rastet pozitive janë shpërndarë si më poshtë:
Prishtinë 86 raste, Gjilan 13 raste, Fushë Kosovë 11 raste, Podujevë 11 raste, Prizren 10 raste, Suharekë 8 raste, Deçan 4 raste, Drenas 4 raste, Pejë 4 raste, Vushtrri 3 raste, Kamenicë 2 raste, Obiliq 2 raste, Shtime 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast Ferizaj, Gjakovë, Malishevë dhe Mitrovicë.
Ministria e Shëndetësisë ka ftuar qytetarët të tregohen vigjilentë në respektimin e masave anticovid, respektimin e distancimit fizik dhe mbajtjen e maskave.