Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ferizaj të Kosovës ku dy vajza të moshës 15 dhe 18 vjeçare, kanë rënë nga kati i katërt i një pallati. Për pasojë, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes 15 vjeçarja ndërsa 18 vjeçarja po trajtohet në spitalin e Prishtinës ku u dërgua për të marrë ndihmë më të specializuar.
“Njëra nga të lënduarat Z.M (F/K) e moshës rreth 15 vjeçe për pasojë ka ndërruar jetē, kjo e konfirmuar nga mjekët , ndërsa e lënduar ka mbetur A.M (F/K) e moshës rreth 18 vjecare”-thuhet në njoftimin e bërë nga autoritetet e Kosovës.
Ndërkohë në vendngjarje, prej mbrëmjes së djeshme ndodhen hetuesit të cilët po hetojnë lidhur me shkaqet e rënies së dy vajzave.