“Presidenti i Republikës, në zbatim të ligjit Nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, pas realizimit të procesit të njoftimit publik për vijimin e procedurave ligjore për emërimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, si dhe pas përfundimit të afatit për shqyrtimin e dokumentacionit të çdo konkurruesi për anëtar të Gjykatës së Lartë, shpall kandidatët, të cilët plotësojnë kushtet ligjore të përcaktuara në ligjin e lartpërmendur”, thuhet në njoftimin zyrtar të Presidencës
Mes listës së gjatë të kandidatëve, bie në sy emri i Çlirim Gjatës, ish-kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe më herët gjyqtar. Po ashtu, në mes të konkurrentëve është edhe presidenti i Shoqatës së të Verbërve, Sinan Tafaj, me profesion jurist.
Kriteret për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë mbeten të njëjtat, e një ndër to përcakton se konkurrentët nuk duhet të jenë përfshirë në veprimtari politike apo anëtarësi në forumet drejtuese të partive politike në 7 vitet e fundit.
Dy vendet vakante në Gjykatën e Lartë u krijuan me hyrjen në fuqi më 1 Tetor të këtij viti të ligjit për disa ndryshime në Gjykatën e Lartë. Sipas ligjit të vjetër, Gjykata e Lartë kishte 17 anëtarë, ndërsa me ndryshimet parashikohet edhe hapja e dy vendeve të reja për anëtarë në këtë gjykatë. Zyra e Presidentit të Republikës prej datës 10 tetor shpalli nisjen e procedurës për plotësimin e dy vendeve vakante, por kandidaturat e Presidenti janë rrëzuar nga mazhoranca kur kanë kaluar për votim në Kuvend.
Me publikimin e listës së fundit të kandidatëve, pritet që emrat e tyre të kalojnë për diskutim në Komisionin Parlamentar të Ligjeve dhe më tej për votim në Kuvend, i cili vendos përfundimisht.
Lista e konkurruesve që plotësojnë kushtet ligjore si kandidatë për anëtar të Gjykatës së Lartë:
Kandidatë që vijnë nga radhët e Gjyqësorit:
1. Anila Kristani
2. Artur Kalaja
3. Artur Gaxha
4. Astrit Kalaja
5. Arta Llazari
6. Dhurata Haveri
7. Dhurata Bilo
8. Entela Prifti
9. Flutura Skënderi
10. Fuat Vjerdha
11. Irena Gjoka
12. Luan Hasneziri
13. Luan Dervishi
14. Markelian Koça
15. Rexhep Bekteshi
Kandidatë që vijnë nga radhët e juristëve:
1. Adnor Shameti
2. Arqilea Koça
3. Artan Hoxha
4. Avni Shehu
5. Çlirim Gjata
6. Ermir Dobjani
7. Ervin Pupe
8. Etleva Sherifi
9. Fatmira Luli
10. Gjet Kola
11. Ilir Panda
12. Luan Daci
13. Maksim Qoku
14. Mariana Semini
15. Mimoza Margjeka
16. Petraq Çuri
17. Pranvera Strakosha
18. Petrit Kaja
19. Sinan Tafaj
20. Sokol Sadushi
21. Skënder Demiraj
22. Skënder Kaçupi
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)