Dy VIDEO-t që ndërtojnë skemën e plotë! Një levë, një kavo dhe një supergrabitje me shumë qetësi...në Rinas

Në mesin e ditës, në syrin e kamerave, 5 grabitës kanë mundur të thyejnë sigurinë në aeroportin e 'kursyer' në investimet për tu blinduar me siguri. Vijnë me furgon të bardhë me mbishkrimin "Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve" dhe "Hetimi Tatimor", i cili ecën me shpejtësi. Përballe me një nga dyert hyrëse të aeroportit, e cila është shumë pranë me rrugën kryesore të Rinasit. Grabitësit e rreth 10 milionë eurove, zgjodhën portën prej nga hynë shërbimi zjarrfikës për tu futur në aeroport.

Një derë me tela para së cilës ishin vendosur dy barriera betoni. Në një video që Syri.net ka publikuar shihen grabitësit teksa zbresin nga furgoni, nxjerrin kavo dhe tërheqin njërën nga barrierat e betonit. Këtë punë e bën Admir Murataj, i cili është me këmishë bojqielli dhe me maskën e tij silikon si tullacë.

Tek porta, nje nga grabitesit duke hapur deren me leve. Prane furgonit Admir Murataj duke pritur qe makina te terheqe barrieren

Një tjetër, me kapuç në kokë dhe veshje kamuflazh me një levë të vetme hap portën. Admir Murataj gjen edhe kohën të heqë kavon nga barriera, dhe të futet bashkë me të në furgon.

Video përmbyllet këtu, ndërsa më tej, grabitësit, arrijnë të futen deri në pistën e avionit të linjës Tiranë-Vjenë, mbushur me pasagjerë, tek i cili makinat e blinduara të disa kompanive private kishin nisur të fusnin në pjesën e bagazheve thasët me para të bankave të nivelit të dytë që do të dërgoheshin në Vjenë. Aty përmes disa fotove që Shqiptarja.com i publikoi që ditën e grabitjes, më 9 prill, shihet sërish Admir Murataj që ndryshe nga sa u pa në videon e hyrjes në aeroport, shfaqet me një jelek të njëjtë si të forcave komando.

Admir Murataj ne pisten e avionit teksa kryhej grabitja, maska e silikonit qe ai perdori per kamuflazh, dhe trupi i pajete

Më tej pasi kanë marrë thasët me para, në një vlerë që mendohet të jetë 10 milionë euro, por ende shifër jo zyrtare, autorët janë larguar sërish me furgon, dhe këtë radhë kanë zgjedhur një tjetër portë, jo atë që hynë. Për nga siguria, është e njëjtë. Hapet mjaft kollaj. Grabitësit shtyjnë me këmbë portën, teksa 4 prej tyre kanë dalë jashtë furgonit. Ajo që bie në sy në një video të daljes nga aeroporti që publikon Gazeta Shqiptare, është fakti se për herë të parë del numri i saktë i grabitësve, 5. Tre persona shfaqen tek porta duke e shtyrë për ta hapur, një i katërt i armatosur rri jashtë furgonit shumë pranë derës, ndërsa në një moment kur dera hapet furgoni lëviz menjëherë ende pa hipur të gjithë çka lë të shihet qartë se shoferi është grabitësi i pestë.

5 grabitesit teksa dalin nga porta e dyte, 4 jashte furgonit, dhe shoferi qe leviz automjetin me shpejtesi

Vetëm pasi kanë dalë nga aeroporti në furgonin e mbushur me armatime të rënda dhe thasët me para, grabitësve u është vënë në ndjekje një patrullë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ku gjatë një shkëmbimi zjarri rreth 2 km larg aeroportit, mbeti i vrarë Admir Murataj.

Furgoni i grabitesve pasi ka dale nga rrethimi i aeroportit

Makina e policise e vene ne ndjekje te furgonit te grabitesve

Siç u pa edhe në videot e hyrjes dhe daljes nga aeroporti, ai ishte i ulur pasagjer në vendin e parë, aty ku në furgon ka mbetur edhe një shenjë plumbi në xhamin e parë, që dyshohet të ketë depërtuar nga pjesa e xhamave të pasmë të furgonit gjatë shkëmbimit të zjarrit nga policia që i ndiqte.

Furgoni i sekuestruar nga policia qe nuk mundi te digjej nga grabitesit

Policia ende nuk ka dhënë versionin e saj zyrtar të dinamikës së grabitjes, komunikimin zyrtar se Admir Murataj u vra nga policia, apo edhe vlerën e saktë të parave të grabitura.

Në mesin e një historie të mbushur me pikëpyetje të mëdha përgjegjësish, gjithçka deri më tani ka mbetur vetëm në kuadrin e akuzave dhe kundërakuzave, institucionale dhe politike.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur