Grabitja brenda aeroportit të Rinasit zgjati vetëm 90 sekonda. Pamjet ekskluzive të siguruara nga Report Tv dhe Shqiptarja.com tregojnë në detaje gjithë dinamikën e ngjarjes. Veprimet e grabitësve të drejtuar nga Admir Murataj  nisin përgjatë perimetrit të aeroportit që është i rezervuar për hyrjen e mjeteve të zjarrëfikësve.

Sic e shihni në këto pamje të filmuara nga kamerat e sigurisë, një nga grabitësit që ka të veshur uniformë të zezë thyen zinxhirët që mbajnë të kyçur derën, ndërsa bashkëpunëtorët e tjerë me një kabull prej çeliku të lidhur te furgoni spostojnë bllokun prej çimentoje të vendosur si mbrojtje e gardhit.

Në pak sekonda furgoni i kamufluar me logon e policisë hetimore arrin të futet në aeroport dhe shkon te avioni i Austrian Airlines duke grabitur 7 thasë me mbi 10 milionë euro.

Furgoni i grabitësve pas kësaj merr rrugën drejt daljes pranë parkimit C. Siç shihni në këtë sekuencë video eksluzive, grabitësit hapin me forcë edhe këtë derë: Operacionin e drejton si gjithmonë Admir Murataj qe para se te largohet rimerr pozicion në sediljen në krah të shoferit. Furgoni i grabitësve me paratë  arrin të dalë tashmë jashtë aeroportit, por ndërkohë është dhënë dhe alarmi. Në më pak se një minutë pas një patrullë e policisë është vënë në ndjekje të tyre.

Për Admir Muratajn arratia do të marrë fund pas më pak se dy kilometra kur furgoni rrethohet nga policia dhe në konfliktin me armë Admir Murataj mbetet i vrarë, ndërsa bashkëpunëtorët e tij arratisen me një tjetër furgon, bashkë me paratë.

Hyrja ne aeroport, momenti kur grabitesit thyejne deren e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse

Zinxhiri i derës këputur

Furgoni i grabitesve pasi ka thyer zinxhirin e deres

Furgoni i grabitesve duke dale pas grabitjes ne piste

Grabitesit dalin nga aeroporti

Furgoni i grabitesve ne dalje te aeroportit

Furgoni i grabitesve pasi ka dale nga aeroporti, dera hapur pasi ka nisur shkembimi i zjarrit me policine

Furgoni i FNSH ne ndekje te furgonit te grabitesve pasi kane dale nga aeroporti, dera e furgonit hapur pasi ka perplasje te armatosur me grabitesit