Baltëz të Fierit , ështé zhvilluar paraditen e sotme ceremonia përkujtimore me rastin e 2- vjetorit të rënies në krye të detyrës të efektivit të polivisë , Novruz Çenalia.

Në këtë ceremoni të mbushur me ndjenjë respekti dhe dhimbjeje morën pjesë , drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erjon Ahmeti, kolegé dhe punonjës të Policisë së Shtetit si dhe të afërm e familjarë.

 Në nderim të veprës dhe jetës së tij pjesëmarrësit vendosën kurora me lule pranë varrit të efektivit Çenalia , duke përkujtuar jo vetëm aktin e tij të sakrificës , por edhe vlerat njerëzore dhe profesionale që e karakterizonin.

Drejtori Ahmeti teksa u bëri të ditur familjarëve se në këtë 2- vjetor efektivit Çenalia i është akorduar statusi i “ Dëshmorit të Atdheut” , theksoi se sakrifica e tij do të qëndrojë përherë në piedestalin më të lartë të Policisë së Shtetit.

Çenalia u vra mesditën e 13 Majit  2024 , gjatë ushtrimit të detyrës pasi ndaloi një automjet dhe i kërkoi drejtuesit të mos lëvizte ne shpejtësi në rrugë. Autori i krimit, Azgan Merrnica reagoi me armë zjarri duke e qëlluar për vdekje efektivin e policisë.

Ngjarja u konsiderua një sulm i  rëndë ndaj uniformës së Shtetit  dhe rendit publik ndërsa autori i vrasjes vuan dënimin me 35 vite burg në IEVP Fier, dënim ky që solli reagime të forta të opinionit publik .