Dy vite më parë, grupi terrorist i Hamasit, i mbështetur nga forca iraniane, ndërmori një sulm vdekjeprurës në drejtim të Izraelit ku të vrarë mbetën të paktën 1.200 njerëz dhe 251 të tjerë u morën peng. Sulmi ishte historik, i befasishëm duke thyer sistemin e ‘Kuplës së Hekurt’ të Izraelit, e cila konsiderohet si mbrojtja ajrore më e avancuar në botë.
Që në orët e para, banorët izraelitë, por edhe e gjithë bota, e dinin që kjo ishte rinisja e një lufte të përgjakshme që nuk do të kursente as fëmijë.
Pas kësaj, Izraeli menjëherë nisi një fushatë masive sulmesh ajrore ndaj objektivave në Gaza, e ndjekur nga një pushtim tokësor, me qëllim shkatërrimin e Hamasit dhe lirimin e pengjeve izraelitë.
Dy vite më vonë, Izraeli nuk i ka ndalur sulmet tokësore ushtarake e as bombardimet nga ajri.
Në Gaza, të paktën 67,160 njerëz janë vrarë në sulmet izraelite, përfshirë të paktën 18.430 fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi. Shumica e popullsisë së saj është zhvendosur vazhdimisht dhe më shumë se 90% e shtëpive vlerësohet të jenë dëmtuar ose shkatërruar.
Ndërkohë sot, edhe pse numri i viktimave është në rritje, në Sharm el-Sheikh pritet të mblidhen negociatore për të diskutuar në raundin e dytë mbi qasjen e planit të paqes së presidentit të SHBA-ve Donald Trump.
"Ajo që filloi në Gaza do të përfundojë në Gaza”, është deklarata e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, “me lirimin e të gjithë njerëzve tanë të marrë peng, si dhe fundi i regjimit terrorist të Hamasit”.
Burime egjiptiane bëjnë me dije se gjatë bisedimeve palët kanë arritur një marrëveshje për pjesën më të madhe të kushteve që lidhen me fazën e parë të planit të Trump. Kjo fazë përfshin lirimin e pengjeve dhe vendosjen e një armëpushimi. Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar egjiptian që ka folur në kushte anonimiteti.
Sipas burimeve, plani ka marrë mbështetje të gjerë ndërkombëtare, ndërsa Trump deklaroi të hënën për gazetarët se beson se “ka shumë mundësi” që të arrihet një “marrëveshje e qëndrueshme”. “Kjo shkon përtej Gazës”, tha ai. “Gaza është e rëndësishme, por këtu bëhet fjalë në të vërtetë për paqen në Lindjen e Mesme.”
Agjencia EFE raporton se Hamasi ka pranuar në raundin e parë të negociatave që të çarmatoset, por refuzon pozicionimin ish Kryeministrit britanik Tony Blair si Guvernator të Gazës.
Megjithatë, mbeten ende shumë pasiguri, përfshirë kërkesën për çarmatosjen e Hamasit dhe të ardhmen e qeverisjes së Gazës.
Lajmi në përditësim...

Foto: Marco Rubio
Në një deklaratë për përvjetorin e dytë të sulmeve të Hamasit (7 tetor 2023) Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio tha se vendi i tyre do të bëj gjithçka që një sulm të tillë të mos ndodhë përsëri.
Shtetet e Bashkuara riafirmojnë mbështetjen e tyre të palëkundur për të drejtën e Izraelit për të ekzistuar, për t'u mbrojtur dhe për të siguruar sigurinë e popullit të tij. Ndërsa Shtetet e Bashkuara shënojnë këtë përvjetor tragjik dhe nderojnë viktimat, ne ripërtërijmë vendosmërinë tonë për të parandaluar që një e keqe e tillë të ndodhë përsëri", tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio.
"Nën udhëheqjen e Presidentit Trump", vazhdoi Rubio, "Amerika po udhëheq përpjekjet për të siguruar lirimin e të gjithë pengjeve, për t'i dhënë fund sundimit të Hamasit në Gaza dhe për të promovuar një paqe të qëndrueshme që siguron jo vetëm sigurinë e Izraelit, por edhe paqen dhe prosperitetin brez pas brezi për rajonin. Ky vizion i stabilitetit, sigurisë dhe një të ardhmeje të lirë nga terrori është në zemër të Planit 20-Pikësh të Presidentit."
"Që nga 7 tetori 2023," përfundoi Sekretari i Shtetit, "kemi qenë gjithashtu dëshmitarë të një rritjeje shqetësuese të antisemitizmit që kërcënon komunitetet hebraike në të gjithë botën. Siç e kam thënë, nuk ka kompromis me antisemitizmin. Ne vazhdojmë të dënojmë të gjitha aktet e terrorizmit dhe antisemitizmit kundër Izraelit dhe i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të qëndrojë pranë Izraelit në këtë përvjetor të dhimbshëm."

Foto: Ndërtesa të shkatërruara nga Gaza nga sulmet izraelite
Hezbollahu u bëri thirrje vendeve të Lindjes së Mesme të "bashkojnë forcat në mbështetje të rezistencës" kundër Izraelit, duke shënuar përvjetorin e dytë të sulmeve të 7 tetorit dhe ofensivës pasuese izraelite në Rripin e Gazës.
"Siguria, stabiliteti dhe e ardhmja e rajonit varen nga uniteti i qëndrimeve dhe fjalëve midis vendeve arabe dhe islamike dhe popujve të tyre. Refuzimi i agresionit duhet të përkthehet në veprime konkrete që e pengojnë armikun, i cili kupton vetëm gjuhën e forcës dhe konfliktit", thuhet në mesazhin e lëshuar nga lëvizja shiite libaneze dhe të transmetuar në televizionin Al Manar.
Hezbollahu e përshkroi Izraelin si "një kamë në zemër të Lindjes së Mesme" dhe "një kancer që duhet zhdukur përpara se të shkaktojë shkatërrim dhe rrënim kudo që të zërë rrënjë", duke riafirmuar vendosmërinë e tij për të "ruajtur besimin në rezistencën dhe gjakun e martirëve".
Grupi vlerësoi "popullin e lirë dhe rezistent palestinez", duke përgëzuar luftëtarët e Gazës për "pjesëmarrjen në një betejë të shenjtë në mbrojtje të Jerusalemit dhe kombit të tyre për dy vjet" dhe duke i quajtur sulmet e 7 tetorit "një betejë shpengimi, çlirimi dhe vendosmërie përballë padrejtësisë dhe pushtimit".
Në deklaratë, Hezbollahu akuzoi Izraelin për "gjenocid dhe zhvillimin e një lufte urie dhe zhvendosjeje" në Gaza, duke denoncuar "heshtjen e një bote të nënshtruar që i shikon masakrat pa lëvizur gishtin".
“Nëse Izraeli nuk ndalon gjenocidin në Gaza, do të ndërhyjmë me forcë.” Këtë e tha kreu i partisë ultranacionale turke MHP, Devlet Bahçeli, aleat i qeverisë së presidentit Recep Tayyip Erdoğan. “Izraeli është armik i njerëzimit dhe shkatërron çdo shpresë për paqe. Nëse bisedimet nuk mjaftojnë për ta ndaluar, atëherë do të jetë e nevojshme të ndërhyhet me forcë, t’i godasim në terrenin e luftës. Do të ishte një përmbysje historike,” deklaroi Bahçeli. Partia MHP është aleate e Erdoganit që nga viti 2015, thelbësore për liderin turk që ndryshe nuk do të kishte shumicën në parlament.
Gjatë bisedimeve në Egjipt, Hamasi thuhet se ka “pranuar të dorëzojë armët e tij një komiteti egjiptiano-palestinez, duke refuzuar kategorikisht që administrimi i Rripit të Gazës t’i besohet një komiteti ndërkombëtar tranzitor”. Kështu raporton agjencia Efe nga Kajro, duke cituar një burim palestinez të informuar. Hamasi “propozon të negociojë menaxhimin e Gazës me Autoritetin Kombëtar Palestinez” dhe “refuzon praninë e Tony Blair-it si guvernator i Gazës”, megjithëse “pranon që ai të ketë një rol monitorues nga distanca”.
Me leximin e 1,200 emrave të viktimave të 7 Tetorit, një demonstratë u mbajt në Portën e Brandenburgut në Berlin këtë mëngjes. Në kujtim të sulmeve të Hamasit dy vjet më parë, u vendosën gjithashtu 1,100 karrige bosh, disa prej të cilave përfaqësonin familje të tëra, u shpjegua. Në mbrëmje, fjalët "Sillni në shtëpi tani" do të projektohen në monument, një simbol i kryeqytetit, në lidhje me lirimin e pengjeve që mbahen ende nga pengmarrësit e tyre. Flamujt do të ulen në gjysmë shtizë në të gjithë Gjermaninë sot. Gjithashtu në Berlin, i cili u rrethua për këtë rast nga 1,400 oficerë policie për të siguruar rendin dhe sigurinë, është planifikuar një vigjilje kundër antisemitizmit në Bebelplatz.
Hamasi po shënon përvjetorin e dytë të masakrës së 7 tetorit 2023, duke e quajtur atë një "ditë të lavdishme suksesi" për popullin palestinez. Raporton The Times of Israel. "Kanë kaluar dy vjet dhe armiku vazhdon luftën e tij barbare kundër popullit kokëfortë palestinez dhe masakrat e tij kundër civilëve të pafajshëm, ndërsa bota hesht dhe vendet arabe i braktisin ata në një mënyrë të pashembullt", thuhet në një deklaratë që përkujton udhëheqësit e organizatës të vrarë gjatë luftës, përfshirë Ismail Haniyeh, Yahya Sinwar, Saleh al-Arouri dhe Mohammed Deif.
Komente











Gjermania si gjithmone mbulon me turp historine e saj. Ne Gjermani nuk ndryshon nje dritare pa lejen e istitucioneve kurse palestinezet duhet te durojn pushtuesit e ardhur nga Polonia e Ukraina e ti falin gjithcka
PërgjigjuShteti terrorist cifut kerkon medoemos te bej viktimen si ka ber deri me sot por e verteta eshte krejjt ndryshe dhe ata jane terroristat e vertete dhe jo populli Palestines e lufton per clirimin e tij nnga tirania cifute
Përgjigju