Ata ishin një nga çiftet më të dashura të edicionit të nëntë të Big Brother Albania. Xheni dhe Benardi edhe pse nuk qëndruan gjatë në shtëpinë e vëzhguar nga kamerat ia dolën të ktheheshin në çiftin më të dashur të publikut. Pas daljes ata i dhanë fund lidhjes papritur gjatë spektaklit ‘Dance with me’ ku konkurronin sëbashku.
Ndarja e tyre u komentua gjatë në media ndërsa fansat e tyre kërkonin ribashkimin.
Dy vite pas ndarjes siç duket ish çifti i njohur është ribashkuar sërish. Ka qenë Xheni ajo që në një postim në Instastory ka publikuar një foto ku shihet duke përqafuar një mashkull që duket si Benardi.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Ka mjaftuar kjo që të gjithë fansat dhe mediat të aludojnë se dyshja e njohur është ribashkuar sërish. Madje ish banorja ka publikuar dhe një foto me unazë në gisht duke lënë të kuptohet se gjerat po bëhen serioze.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)