Princ Leka II është martuar me Blerta Celibashin. Princi i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni private, duke hapur një kapitull të ri në jetën e tij personale rreth dy vite pas ndarjes nga aktorja Elia Zaharia.
Lajmi u bë publik nga Oborri Mbretëror Shqiptar, ndërsa bashkë me të u publikua edhe fotografia zyrtare e çiftit. Fotoja është realizuar në Kështjellën Apponyi në Sllovaki, një vend i zgjedhur për të nderuar trashëgiminë e Mbretëreshës Geraldinë dhe origjinën e saj hungareze.
Pas martesës, Blerta Celibashi do të mbajë mbiemrin e familjes Zogu dhe titullin Princeshë e Shqiptarëve.
Princ Leka, 43 vjeç, dhe Blerta Celibashi, 27 vjeç, e bënë publike lidhjen e tyre rreth një vit më parë. Çifti shpalli fejesën në tetor të vitit të kaluar dhe e festoi në mënyrë private në Ksamil.
Blerta është fotografe dhe merret kryesisht me fotografi dasmash. Ndërkohë çifti jeton në Tiranë dhe gjatë muajve të fundit ka qenë i angazhuar me përgatitjet për martesën.
Historia e tyre e dashurisë nisi pak kohë pas ndarjes së Princ Lekës nga ish-bashkëshortja, aktorja Elia Zaharia. Martesa mes tyre u zgjidh zyrtarisht nga Gjykata e Tiranës më 25 prill të 2024, pas konflikteve të vazhdueshme dhe ndërprerjes së bashkëjetesës.
Ndarja e çiftit u shoqërua me një përplasje të fortë familjare që u bë publike në media, ku u raportuan edhe incidente mes Princ Lekës dhe familjarëve të ish-bashkëshortes. Çifti ka një vajzë, princeshën Geraldinë, e lindur në vitin 2020.
Pavarësisht polemikave që shoqëruan ndarjen, marrëdhënia e Princ Lekës me Blerta Celibashin u bë gjithnjë e më e dukshme. Ata u shfaqën së bashku në disa aktivitete publike dhe evente ndërkombëtare, ndërsa lidhja e tyre u konfirmua zyrtarisht pas disa muajsh spekulimesh.
U.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Mars, 23:51
18 vite nga Gërdeci, a besoni se do ndëshkohen përgjegjësit e vërtetë?
-
Po
16.8%
-
Jo
75.9%
-
Jam i/e dyzuar
7.3%
Vota total: 1054
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vetëm disa javë larg lumturisë, Princ Leka konfirmon dasmën me Blerta Celibashin! Nga unazat te fustani i nuses, zbulohen detajet e ceremonisë
27 Shkurt, 20:46
-
Princ Leka baba për herë të dytë, Blerta Celibashi në pritje të ëmbël
6 Shkurt, 08:17
-
Dasmë mbretërore në horizont, Princ Leka dhe Blerta Celibashi drejt altarit! Nisin përgatitjet për ceremoninë
5 Shkurt, 09:55
-
106-vjetori i Kongresit të Lushnjës, Princ Leka: Fillimi i shtet-formimit! Atëherë politikanët sakrifikonin pasuritë e tyre për Shqipërinë, nuk ishin të korruptuar si sot
21 Janar, 12:02
-
Në vigjilje të 2026, familja mbretërore uron shqiptarët për ardhjen e vitit të ri
31 Dhjetor 2025, 15:46
-
'Dashuria i duron të gjitha'/ Revista franceze artikull për fejesën e Princit Leka me Blerta Celibashin në Ksamil
22 Tetor 2025, 17:46
-
Mediat e huaja zbulojnë detajet nga fejesa e Princ Lekës: I propozoi partneres me unazë rreth 140 mijë euro
16 Tetor 2025, 14:35
-
Fejesa magjike e Princ Lekës dhe Blerta Celibashit në jugun e Shqipërisë
11 Tetor 2025, 21:39
-
Nga videoja e sulmit tek marrëdhënia e re e dashurisë, Princ Leka dhe Blerta Celibashi rrëfejnë të pathënat: Nuk kam qenë asnjëherë shoqe me Elia Zaharian!
26 Shtator 2025, 11:44
-
Divjakë, aktoret e njohura interpretojnë poezi mbi varka
9 Gusht 2025, 14:10
-
Dhuna në Oborrin Mbretëror, REPORT TV zbardh vendimin e Gjykatës: Sherri nisi për një dollap mes Gjergj Zaharisë e Princ Lekës! Ja pse u shfajësua Elia
22 Janar 2025, 21:51
-
Princ Leka u dënua me 16 muaj shërbim prove, Partia e Legalitetit: Ai është figurë e kulluar, u dënua nga komunistët
22 Janar 2025, 20:35