Princi i kurorës, Leka Zogu II dhe partnerja e tij Blerta Celibashi janë fejuar në një ceremoni elegante të zhvilluar buzë detit në jug të Shqipërisë.

Faqja zyrtare mbretërore ka shpërndarë lajmin , ndërsa ditën e djeshme në media u publikuan foto nga ceremonia si dhe detaje nga dekori i zgjedhur nga çifti.

“OBORRI MBRETËROR SHQIPTAR

NJOFTIM ZYRTAR

Familja Mbreterore ka kënaqësinë të njoftojë fejesën e Lartmadhërisë së Tij, Princit të Kurorës Leka II i

Shqiptarëve me Zonjushën Blerta Celibashi.

Fejesa u kremtua me gëzim më 11 tetor 2025, në Ksamil, në Jug të Shqipërisë, në praninë e familjarëve dhe miqve të ngushtë.

Familja Mbretërore ndan lumturinë e saj me popullin shqiptar dhe shpreh mirënjohjen më të përzemërt për të gjithë ata që kanë përcjellë urimet e tyre të mira në këtë rast të gëzueshëm”, thuhet në njoftim.