Burime nga PD thanë për Report Tv se mbledhja kishte në fokus rrjedhjen e votave një ditë më parë në Kuvend gjatë votimit të fshehtë për zgjedhjen e Gramoz Ruçit.
Fillimisht, kryedemokrati njoftoi mbledhjen e kryesisë së grupit parlamentar në orën 11:00 ku në thelb ishin çështje të organizimit të partisë. Ndërsa një orë pas kësaj mbledhje, Basha mblodhi grupin parlamentar me dyer të mbyllura.
Ish-kryetari i grupit të PS është zgjedhur me 80 vota pro, 40 kundër dhe një abstenim, ndërsa 19 deputetë të LSI nuk morën pjesë në votim.
Kësisoj, Ruçi mori 74 votat e PS, 3 të PDIU, një të PSD, Tom Doshi dhe 2 vota nga PD, duke shkaktuar tronditje te e djathta.
Ky moment shërbeu për një sërë akuzash të ashpra brenda demokratëve.
Debat në Kuvend të hënën
Grupi parlamentar i PD ka vendosur në mbledhjen e sotme të bëjë opozitë të fortë në Kuvend gjatë prezantimit të qeverisë "Rama 2".
Basha u ka dhënë direktiva deputetëve për qëndrimin në seancën e së hënës ku Rama do prezantojë dhe kabinetin e ardhshëm.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com