Dybala i kërkon Juventusit 54 milionë euro

Dybala i kërkon Juventusit 54 milionë euro

Paulo Dybala

'Martesa' mes Juventusit dhe Paulo Dybala-s përfundoi verën e shkuar pas shtatë vitesh, me argjentinasin që u pa në lot ndeshjen e fundit me "Zonjën". Pas shtatë vitesh, sulmuesi u largua nga Juventus dhe tanimë kërkon një dëmshpërblim të majmë që mund të shkojë deri në 54 milionë euro.

"La Repubblica" në Itali citon agjentin e Dybala, teksa gjithçka mund të përfundojë në gjykatë në një kohë kur bardhezinjtë kanë shumë probleme për shkak të "plusvalencave" dhe problemeve tatimore.

3.8 milionë euro pretendon Dybala si paga të padhëna, ndërsa agjenti i tij Luca Ferrari kërkon diferencën mes kontratës së mëparshme me Juven dhe asaj aktuale me Romën. Një diferencë që do ta sillte totalin e borxhit të bardhezinjve në rreth 54 milionë euro.

Sipas versionit të avokatit të Dybala, negociatat për rinovimin kishin nisur në verën e  vitit 2021 . Pas një marrëveshjeje të arritur në parim, Juventusi i mbylli papritmas dyert për argjentinasin që në fakt u detyrua të ndryshonte planet dhe të kalonte te Roma.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama për protestën para takimit në Londër: Të nxitur nga të verbërit në Tiranë! Ish-ministrja e Brendshme quajti shqiptarët pushtues

Rama për protestën para takimit në Londër: Të nxitur nga të verbërit në Tiranë! Ish-ministrja e Brendshme quajti shqiptarët pushtues