Dybala largohet nga Seria A
së shpejti pjesë e La Liga

Dybala largohet nga Seria A<br />së shpejti pjesë e La Liga
Sulmuesi i Juventusit Paulo Dybala, ka qenë shpesh  herë pjesë e lajmeve për transferime të mundshme dhe tashmë që dritarja e merkatos së dimrit është hapur sipas mediave, sulmuesi shumë shpejtë do ta braktis skuadrën italiane.
 
Këtë herë është “Mundo Deportivo”, ajo që lajmëron largimin e lojtarit, duke treguar se sulmuesi e ka pranuar tashme transferimin drejt Real Madrid.
 
Argjentinasi ka një kontratë me Juventusin deri në vitin 2020, por largimi i tij nuk është i pamundur. Sipas “Mundo Deportivo”, pritet që Reali të bëjë një ofertë shumë të mirë për të marrë shërbimet e 23-vjeçarit.
 
Mediat spanjolle njoftojnë se Florentino Perez është i gatshëm të ofrojë 100 milion euro për talentin 23-vjeçar dhe t’i japë atij një rrogë prej 10 milionë eurosh në sezon.
 
Ndërkohë ende nuk ka një konfirmim nga ana e Dybala i cili shpesh herë është shprehur se ndihet mirë në radhët e kampionëve të Italisë.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar