Dybala merret në pyetje nga 'Guardia di Finanza', rrezikon pezullimin

Dybala merret në pyetje nga 'Guardia di Finanza', rrezikon pezullimin

Paulo Dybala

Juventus vijon të jetë në telashe për çështjet financiare dhe hetimet tatimore me "Prisma". Tanimë "Guardia di Finanza" ka marrë në pyetje ish-futbollistin e Juventus, Paulo Dybala. Gjithçka lidhet me shumën prej 3 milionë eurosh që hetuesit duan të kuptojnë nesë është paguar nga Juve drejt futbollistit, njofton La Repubblica.

Disa aspekte të reja që dolën nga hetimi i “Prisma-s”, i cili përmban akuza për kontabilitet të rremë, manipulim informacioni dhe komunikime të rreme në treg kundër Juventusit. Kjo bëri që agjentët të marrin në pyetje sulmuesin argjentinas të Romës, për periudhën e kaluar te Juventus.

Bëhet fjalë për një shifër prej 3 milionë eurosh si detyrim parakontraktual, pasi u zbulua një kërkese për dëmshpërblim e bërë nga avokati i Dybala drejt Juventus, pas përfundimit të negociatave për rinovimin. Në shtator 2022 kjo vlerë monetare u përfshi nga Juventus në pasqyrat e reja financiare. Nëse gjithçka vërtetohet, Dybala rrezikon dënimin me një muaj. Kujtojmë se për çështjet financiare, Juventus u dënua me heqjen e 15 pikëve nga renditja e Serie A këtë sezon.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston