Dybala shënon në fund,
Juventus fiton në “Olimpico”

Dybala shënon në fund,<br />Juventus fiton në “Olimpico”<br>
Përsëri Lazio detyrohet të dorëzohet në fund. Ka rezistuar deri në minutën e 93-të, por më pas është dorëzuar. Juventus ka fituar 1-0 super sfidën e javës së 27-të të kampionatit italian kundër Lazio-s dhe ka shkuar një pikë larg Napoli-t, që do të presë Roma-n mbrëmjen e sotme në “San Paolo”. Nuk duhet harruar se bardhezinjtë kanë edhe një ndeshje për të rikuperuar kundër Atalanta-s.

Bardhezinjtë kanë dominuar takimin për sa i takon mbajtjes së topit, por nuk kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës. Miqtë kanë shënuar në minutën e 30-të të pjesës së parë me Lichtsteiner, por goli i zviceranit është anuluar për shkak të një faulli.

Rastet për gola kanë munguar në 45 minutat e dyta dhe duket se të dy ekipet kanë ndjerë lodhjen pas ndeshjeve të luajtura në mesjavë të vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Kur mendohej se dy ekipet do të ndanin një pike, ka ardhur goli që ka vendosur sfidën, me Paulo Dybala që ka ndëshkuar bardhekaltrit.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron