Qeveria ka menduar një nismë ndihmëse për prindërit që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta.
Nga njësia nr.4 ku zhvilloi një takim me banorët, Rama u shpreh se prindërit që kujdesen për këta fëmijë, do të përfitojnë pension, pasi sigurimet shoqërore do u paguhen nga shteti. Kjo ndihmë do të nis nga akti i radhës në qershor.
“Kemi filluar një proces të pandalshëm rritje të pensioneve që do të sjellë çdo fillim viti, dyfishimin e rritjes. Pra, nëse në janar të këtij viti pensioni ju rrit X, në janar të vitit tjetër X-i do të jetë dyfish; në janarin e 2028-s X-i do të jetë trefish; në janarin e 2029-s X-i do të jetë katërfish dhe do të arrijmë në ato nivele që kemi marrë përsipër të arrijmë edhe me pensionistët.
E kemi ditur ne madje dhe e kemi thënë më parë, por do ta realizojmë tani, që kujdestarët, prindër apo kujdestarë të afërm, familjarë e tjerë, e tjerë, të fëmijëve me aftësi të veçanta, kemi shumë fëmijë me aftësi të veçanta që kanë nevojë për kujdes të drejtpërdrejtë, kemi shumë njerëz që kanë nevojë për kujdestarë e tjerë, e tjerë dhe që janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi, të kujdesen për njeriun e afërt, për fëmijën, nuk mundet dot që për këtë shkak të penalizohen dhe të mbeten pa pension nesër. Kështu që do t’ua paguajë shteti sigurimet shoqërore dhe kjo do të fillojë nga akti i ardhshëm normativ i qershorit.
Ashtu sikundër, kemi thënë dhe tani do ta realizojmë edhe dyfishimin e shpërblimit për prindërit që kujdesen për fëmijët me nevoja të veçanta, për nënat në radhë të parë, diçka që është e mirëpritur patjetër nga prindërit, diçka që patjetër do ishte mirë të ishte bërë më përpara, por mundësitë nuk kanë qenë. Pra, po ngremë një ekonomi që po rrit mundësitë, kjo është shumë e rëndësishme dhe ajo që është inkurajuese, është që rritja vazhdon të jetë e qëndrueshme”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Riorganizimi i PS, Rama: Koha për energji të re dhe komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët! Njësia 4 në Tiranë ndahet mes Gjylametit e Shalsit












