Peshkatarët kanë kapur sërish në gjirin e Vlorës një peshk të rrezikshëm, i njohur me emrin ‘Peshku luan’.
Ky lloj peshku i cili vitet e fundit është parë në ujërat tona konsiderohet i rrezikshëm si për njerëzit ashtu edhe për speciet e tjera.
Peshkatari Sherif Dyrmishi thotë se peshku u kap në thellësi deri 40 metra në brendësi të gjirit të Vlorës pranë Karaburunit.
“Helmi i tij është i rrezikshëm dhe ky peshk nuk duhet të konsumohet”, thotë ai.
Peshqit invazivë si peshku luan shqetësojnë shkencëtarët sepse dëshmojnë ngrohjen e detit, por dhe mund të dëmtojnë ekosistemin në detin e huaj ku shumohen me shpejtësi.
Komente











