TIRANË - Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetimet lidhur me vendimin e Urdhrit të Stomatologut për rritjen e tarifave për rreth 13 shërbime dentare. Në mbledhjen e zhvilluar këtë të hënë, Autoriteti i Konkurrencës ka konstatuar se ligji ndalon të gjitha marrëveshjet, të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg. "Vendimi i Urdhrit të Stomatologut, mund të ketë elementë të kufizimit të konkurrencës në kuptim të nenit 4 të Ligjit 9121/2003", thuhet në vendimin e marrë sot.
Gjithashtu, masa janë paralajmëruar edhe për klinikat dentare të cilat rrezikojnë të gjobiten nëse rezulton se fiksimi i çmimeve dysheme bie ndesh me ligjin dhe dëmton konkurrencën në treg.
Vendimi i Autoritetit të Konkurrencë për tarifat dentare
Disa ditë më parë Urdhri i Stomatologëve njoftoi se prej fillimit të 2019-s, klinikat dentare në vend po aplikojnë një listë të re me çmimet dysheme për shërbimet bazë që ofrojnë, duke i rritur tarifat me 100%. Për një mbushje dhëmbi të gradës së dytë, përpara 1 janarit, pacientët në klinikën e tij duhet të paguanin 2,000 lekë, ndërsa tani me çmimin dysheme që ka vendosur Urdhri i Stomatologut, pacientët duhet të paguajnë 4,000 lekë, ose dyfish.
Rritje ka pasur edhe për shërbimet e tjera dentare. Pjesa më e madhe e klinikave në vend për vizitat e pacientët (ekzaminim me sy) i kanë falas, por prej 1 janarit për vizitat çmimi dysheme është 500 lekë. Për mbushjet e gradës së tretë, çmimi ishte 3,000 lekë, ndërsa me referencën e re çmimi bëhet 5.000 lekë (2.000 lekë më shumë, shtrenjtim 67%). Çmimi për pastrimin e gurëzave dhe të cipave bëhet 3.000 lekë, nga 1.500 lekë, sa dyfishi. Heqja e dhëmbëve bëhet 1.000 lekë nga 500 që ishte.
Lista e çmimeve dyshmeve për shërbimet dentare
Ndërkohë kundër është shprehur edhe Ministria e Shëndetësisë e cila ka paditur në Gjykatë vendimin e Urdhrit të Stomatologëve (Lexo këtu).
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
91.8%
-
Jo
8.2%
-
Nuk e di
0%
Vota total: 49
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pr.ligji i ri, Autoriteti i Konkurrencës do të hetojë garat fiktive dhe marrëveshjen e fshehtë mes kompanive për të fituar tendera
6 Dhjetor 2024, 21:53
-
Abuzimi me çmimet në tregun e grumbullimit të fruta-perimeve, Autoriteti i Konkurrencës hap hetim të thelluar në 5 qarqe! Verifikim periudhës 2023-2024
7 Nëntor 2024, 11:57
-
U rrit çmimi i energjisë/ Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve tek furrat e bukës e pastiçerive
1 Nëntor 2024, 13:20
-
Urdhri i Stomatologut: Persona të paautorizuar kanë zaptuar me forcë dhe në mënyrë të paligjshme zyrat tona, s’ofrojmë shërbim deri më datë 8 tetor
2 Tetor 2024, 17:38
-
Preferohet importi i shtrenjtë nga Rusia e Ukraina, gruri vendas mbetet stok! 'Konkurrenca' pa hetim për sjelljen e kompanive: Blejnë jashtë për cilësi
14 Gusht 2024, 15:33
-
Grumbulluesit nën hetim, abuzuan me çmimet e fruta perimeve! Autoriteti i Konkurrencës: Në Tiranë u shtrenjtuan deri në 100%! Në Fier, Korçë, Berat, Elbasan deri në 50%
29 Korrik 2024, 13:48
-
Tabaku kritikon Autoritetin e konkurrencës: Shqiptarët paguajnë më shtrenjtë për produkte dhe shërbime të cilësisë së dobët
20 Korrik 2024, 09:59
-
Menaxhon parkimin në Rinas, 'Konkurrenca' gjobit përsëri ‘Star Parking Albania’, me pronar oligarkun e miellit Haxhiymeri! Ka 100% të parkingut, abuzoi me çmimet
12 Qershor 2024, 19:08
-
Autoriteti i Konkurrencës mbyll monitorimin e tregut të autoshkollave, nuk ka rritje të bashkërenduar çmimesh
23 Prill 2024, 07:36
-
Monopoli i internetit në pallate, Autoriteti i Konkurrencës hap hetim ndaj ndërmarrjeve të administrimit
10 Janar 2024, 08:27
-
Abuzimet e bizneseve në 2022 u rriten, Autoriteti i Konkurrencës: Në 20 vite vlera e gjobave arriti në 12.4 mln euro! Sejko: Në fokus duhet të keni edhe sektori financiar
23 Nëntor 2023, 17:18
-
Nisma Thurje i kërkon Autoritetit të Konkurrencës hetime për çmimin e naftës dhe gazit: Ka dyshime për marrëveshje ‘kartel’
21 Nëntor 2023, 14:22
E para urdhri nuk ka karakter detyrues keshtu qe i rruan trapin kushdo ligjerisht...E dyta per mua problemi eshte qe ska cmim tavan jo dysheme e ska kontroll cilesie se keshtu dentisti te vjedh né cilesi sherbim e cmim fundja 500leke ben nje xhiro me taksi do beje heqja e dhembit qe fundja eshte operacion...E treta si sja ndjeu njeriu per cmimin e naftes direkt gjith propaganda shteterore qe gjoja Po mbrojme qytetarin...
PërgjigjuNqse rriten cmimet atehere njerezit do detyrohen ti heqin te gjitha dhembët. Me mire si plakë pa dhëmbë sesa te te vjedhje dentisti! Keshtu plerat do ti hanë m....njerezise sepse nuk do te kenë më c fare cmimi te ngrene perderisa goja bosh pa dhëmbë do të jetë në modë. Keshtu plerat do te falimentojnë dhe do ti kthehen kazmës dhe lopatës!
Përgjigju