Tarifat dentare/ MSH çon në Gjykatë vendimin e Urdhrit të Stomatologut: Nuk do ketë rritje (Kërkesë-padia)

Vendimi i Urdhrit të Stomatologëve për të rritur me 100% tarifat dentare, ka vënë në lëvizje Ministrinë e Shëndetësisë. Report Tv mëson se MSH ka paditur në Gjykatën Administrative këtë vendim dhe kërkon rrëzimin e tij. Ministria Shëndetësisë është shprehur se rritja e çmimeve dentare nuk është tagër i Urdhrit të Stomatologut. Gjithashtu, MSH garanton se nuk do ketë rritje të çmimeve, duke insistuar se vendimi i stomatologëve është i pazbatueshëm.

"Pas kundërshtisë në votimin për vendosjen e tarifave për shërbimet dentare, Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë një tjetër hap për të bllokuar vendimin e Urdhrit të Stomatologut për rritjen e tarifave: Dërgimin në gjykatë të këtij vendimi, me argumentin se Urdhri i Stomatologut ka tejkaluar kompetencat. Nuk do të ketë rritje tarifash sepse vendimi i Urdhrit të Stomatologëve është i paaplikueshëm", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë. Report Tv ka siguruar edhe padinë e MSH për Urdhrin e Stomatologëve.

Padia e Ministrisë së Shëndetësisë për vendimin e Urdhrit të Stomatologëve

Më herët reagoi edhe Autoriteti i Konkurrencës, duke paralajmëruar masa nëse vendimi bie ndesh me ligjin (Lexo këtu). 

Një ditë më parë Urdhri i Stomatologëve njoftoi se prej fillimit të 2019-s, klinikat dentare në vend po aplikojnë një listë të re me çmimet dysheme për shërbimet bazë që ofrojnë, duke i rritur tarifat me 100%. Për një mbushje dhëmbi të gradës së dytë, përpara 1 janarit, pacientët në klinikën e tij duhet të paguanin 2,000 lekë, ndërsa tani me çmimin dysheme që ka vendosur Urdhri i Stomatologut, pacientët duhet të paguajnë 4,000 lekë, ose dyfish.

Rritje ka pasur edhe për shërbimet e tjera dentare. Pjesa më e madhe e klinikave në vend për vizitat e pacientët (ekzaminim me sy) i kanë falas, por prej 1 janarit për vizitat çmimi dysheme është 500 lekë. Për mbushjet e gradës së tretë, çmimi ishte 3,000 lekë, ndërsa me referencën e re çmimi bëhet 5.000 lekë (2.000 lekë më shumë, shtrenjtim 67%). Çmimi për pastrimin e gurëzave dhe të cipave bëhet 3.000 lekë, nga 1.500 lekë, sa dyfishi. Heqja e dhëmbëve bëhet 1.000 lekë nga 500 që ishte. 

Tarifat e reja dentare

Pas kësaj situate ka reaguar Drejtori i Urdhrit të Stomatologëve Nikoll Deda. Për Report Tv ai thotë se kjo listë çmimesh ka karakter sensibilizues dhe nuk është e detyrueshme për dentistët. Sipas tij, "kjo vendosje e çmimeve është kërkuar nga vetë dentistria". 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 26/01/2019 11:50

    Nqse i rritin çmimin atëhere njerezit do detyrohen të heqin dhembet njeher e mirë dhe kështu bajgat dentistë s do kenë më ç të ngrejnë perderisa njerezit do tu thonë: -tani na hani m.....! Hahahahaha!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja