Dyfishohet numri i gjobave për kalimtarët, 278 të ndëshkuar për 24 orë

TIRANË- Këmbësorët vijojnë të jenë të pabindur në zbatimin e orareve kufizuese të vendosura nga qeveria çka solli dyfishim të numrit të gjobave nga 154 që u ndërmorën një ditë më parë, me 278 të ndërmarra 24 orët e fundit në kuadër të urdhrit të ndalim qarkullimit me qëllim parandalimin e Covid-19. Ata u gjobitën me 10.000 lekë siç e parashikon dhe akti normative.

Nga ana tjetër dita ditës vihet re një ndërgjegjësim nga ana e shoferëve ku në 24 orët e fundit u ndëshkuan me pezullim leje drejtimi për 3 vite dhe bllokim të automjetit 20 shoferë që nuk ju bindën urdhrit të ndalim qarkullimi me automjetin e tyre privat.

Ndërsa nuk munguan as arrestimet, 2 qytetarë në Tiranë të cilët edhe pse në kundërshtim të urdhrit të qeverisë për të mos qarkulluar kundërshtuan punonjësit e policisë për gjobën e vendosur.

Gjobës nuk i shpëtuan as 3 administratorë lokalesh që vijonin të mbanin të hapur biznesin e tyre çka solli që ndaj tyre të ndërmerrej masa administrative prej 100.000 lekësh.

Ndërkohë po këtë të hënë policia e shtetit bëri me dije oraret kufizuese të qarkullimit të automjeteve dhe këmbësorëve.

Kështu qarkullimi i lirë i këmbësorëve do të lejohet nga ora 05:00 deri në 13:00 ndërsa i automjeteve do të lejohet në oraret 05:00-08:00 kur qytetarët mendohet se i drejtohen ambienteve të punës së tyre dhe 12:00 me 13:00 kur ato kthehen.

Edhe në këto orare qytetarët që do duhet të lëvizin me automjet duhet të bëjnë një vetdeklarim online për të treguar arsyen e qarkullimit të tyre.

Pas orës 13:00 nuk lejohet të jenë hapur asnjë market, minimarket, apo farmaci. 

Një ndryshim i dukshëm është fakti që administrata tashmë mund të shkojë në punë me makina, por vendoset një fashë orare për makinat me stafe që shkojnë në punë.

Përjashtohen nga ky rregull bëjnë punonjësit dhe mjetet e transportit të mallrave dhe produkteve ushqimore vetëm për të furnizuar marketet dhe minimarketet, Policisë  së Shtetit, Forcave të Armatosura, Shërbimet e sigurisë fizike, Policia e Burgjeve, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike, si dhe ata të përfshirë në listat e bashkive  për shërbime të ndryshme  dhe shërbimet në banesë (delivery).

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen