Dyfishohet tregtia e mallrave në maj! INSTAT: Në 5 muaj janë eksportuar 39.5 mld lekë më shumë se në 2020

Dyfishohet tregtia e mallrave në maj! INSTAT: Në 5 muaj janë eksportuar 39.5 mld lekë më shumë se në 2020

Foto ilustruese

Tregtia e mallrave vijon të përmirësohet sipas të dhënave që vijnë nga INSTAT. Në muajin maj eksportet e mallrave u dyfishuan dhe arritën në vlerën e 33 mld lekë, duke u rritur me 52,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa sipas raportit për periudhën janar-maj janë eksportuar mallra me vlerë 142 mld lekë.

“Në pesëmujorin e parë 2021 eksportet e mallrave arritën vlerën 142 mld lekë, duke u rritur me 38,6 %. Deficiti tregtar arriti vlerën 145 mld lekë, duke u rritur me 24,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020”, thuhet në raportin e INSTAT.

Eksportet, gjatë këtij pesëmujori janë rritur me 38,6 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +13,7 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +11,6 pikë përqindje dhe “Tekstile dhe këpucë” me +6,7 pikë përqindje. Negativisht ka ndikuar grupi: “Prodhime druri dhe letre” me -0,03 pikë përqindje.

Ndërsa nga ana tjetër janë rritur me 30,9 % krahasuar me vitin e kaluar pasi importet e mallrave arritën vlerën 287 mld lekë, dhe ndikimin më të madh në këtë rritje e ka dhënë materialet për makineri.

“Si pesë-mujor, importet janë rritur me 30,9 %, krahasuar me pesëmujorin e parë 2020. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, janë: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +10,2 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +5,4 pikë përqindje, Produkte kimike dhe plastike” me +5,0 pikë përqindje”, vijon më tej raporti.

Gjatë këtij pesë-mujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (32,5 %), Kosova (72,2 %) dhe Spanja (30,2 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Mbretëria e Bashkuar (29,4 %) dhe Ukraina (35,5 %). Ndërkohë rritje e importeve, në krahasim me një vit më parë, është regjistruar me: Italinë (44,2 %), Turqinë (52,8 %) dhe Kinën (38,3 %).

(Kliko këtu për Tregtinë e jashtme të mallrave)

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota

Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota