Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë, në afërsi të mbikalimit të Gosës.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se automjeti me drejtues një 39-vjeçar ka aksidentuar për vdekje një këmbësor, identifikimi i të cilit ende nuk është bërë i mundur.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Kavajë/Informacion paraprak-Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë, në afërsi të mbikalimit të Gosës, automjeti me drejtues shtetasin R. Q., 39 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e shtetasit që humbi jetën, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Komente










