Dyndje për të 'Premten e Zezë'!?
S'ka klientë, të gjithë në internet

Dyndje për të 'Premten e Zezë'!?<br />S'ka klientë, të gjithë në internet<br>
Dyndjet e së “Premtes së Zezë” filluan sot dhe blerësit në Britani kanë shpenzuar plot 7.8 miliardë dollarë në një ditë, por qendrat tregtare ishin pak të populluara pasi konsumatorët u drejtuan në internet për blerjet më të mira.

Shitësit me pakicë janë të dëshpëruar nga ndryshimet dhe rëniet e kohëve të fundit për shitjet dhe numrat e blerësve të cilat janë shkaktuar nga shtrëngimi i buxheteve të ekonomive familjare.

Por shumica e dyqaneve kryesore dhe qendrave tregtare, duke përfshirë Qendrën Trafford në Manchester, Bullring në Birmingham, Meadoëhall në Sheffield dhe Oxford Street në Londër, ishin shumë të qetë këtë mëngjes.

Një video e shpërndarë gjerësisht në mediat sociale tregoi një njeri të vetmuar duke pritur tek dera e një dyqani në Oxford Street të Londrës.

Barclaycard, i cili përpunon pothuajse gjysmën e të gjitha transaksioneve të kartave të debitit dhe të kartës së kreditit në Mbretërinë e Bashkuar, në orën 10:00 ka parë një rritje prej 3 për qind në shpenzimet krahasuar me të “Premten e Zezë” të vitit të kaluar dhe një rritje prej 29 për qind në transaksione.

Disa nga faqet e internetit të shitësve me pakicë kanë përjetuar kaq shumë trafik në 24 orët e fundit saqë dolën jashtë funksionit.

[gallery]24855[/gallery]

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Furrat e bukës, OSHEE apel subjekteve të deklarojnë kontratat dhe të aplikojnë për ndryshimin e tarifës 14 lek/kWh

Furrat e bukës, OSHEE apel subjekteve të deklarojnë kontratat dhe të aplikojnë për ndryshimin e tarifës 14 lek/kWh