TIRANE - Hapet në Tiranë dyqani i ri i Vodafone Smart, dyqan ky i modeluar dhe përshtatur sipas kerkesave të klientëve. Dyqani Vodafone Smart ofron një mënyrë të thjeshtë, por moderne për klientët duke i provuar nga afër produktet e ofruara nën kujdesin e stafit.

I vendosur në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, dyqani shumë funksional Vodafone Smart është pjesë e konceptit të ri global të Vodafone Group për dyqanet. Shqipëria është një prej vendeve të para ku ka nisur të aplikohet kjo strategji e re e Vodafone.

Në ceremoninë e inaugurimit të dyqanit Vodafone Smart, drejtori i Departamentit të Marketingut në Vodafone Albania, Z. Theodoros Pappas përshëndeti të ftuarit nga media dhe tha se kjo risi vjen falë një koncepti të ri nga Vodafone Group për dyqanet dhe Shqipëria është nga vendet e para ku po aplikohet kjo strategji.

“Në vijim të investimit për rrjetin super të shpejtë 3G si edhe ngritjes së komunitetit Nr.1 në Shqipëri Vodafone Club, sjellim sot për klientët këtë eksperiencë të re dhe shumë të vecantë” thotë Z Pappas.

“Vodafone Smart Store ofron koleksionin më të kërkuar të telefonave Smartphone të gjithë të ekspozuar “live” e të lidhur me rrjetin e shpejtë 3G".
– shtoi Z. Pappas, duke i ftuar të pranishmit për të parë dhe prekur nga afër risitë e ofruara në Vodafone Smart Store.

Disa nga risitë që ofron ky dyqan janë rimbushja elektronike nëpërmjet celularëve të vënë në dispozicion të klientëve, për të evituar radhën.

Vodafone vjen edhe me disa mënyra argëtimi e lojëra ku njerëzit mund të provojnë fatin.

(ad.ti/shqiptarja.com)