Dyshime mbi llogaritë e FIFA-s
Blatter mund të merret në pyetje

Dyshime mbi llogaritë e FIFA-s<br />Blatter mund të merret në pyetje
Bankat zvicerane kanë raportuar aktivitete të dyshimta në llogaritë bankare të FIFA-s. Kështu ka deklaruar prokurori i përgjithshëm i Zvicrës për hetimit e zhvilluara rreth dyshimeve për korrupsion në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit.

Mikael Lauber deklaroi para gazetarëve se hetuesit po analizojnë një numër shumë të madh transaksionesh bankare. Po përballemi me një hetim jashtëzakonisht kompleks, tha Lauber, me shumë implikime ndërkombëtare.

Ai tha se hetimet vazhdojnë dhe kërkojnë kohë. Futbolli botëror duhet të jetë i duruar, tha Lauber, pasi ky hetim do të kërkojë më shumë se 90 minutat legjendare. Deri më tani ka pasur pak të dhëna mbi hetimet që po zhvillohen në Zvicër, përveç faktit që ato po drejtohen nga FBI amerikane.

Nëse hetuesit zviceranë arrijnë të vërtetojnë është paguar rryshfet për kandidaturat e botërorëve në Rusi dhe Katar, atëherë këto dy vende do të humbasin të drejtën të organizojnë ngjarjen më të madhe të futbollit.

Kryeprokurori zviceran, Lauber deklaroi se nuk e përjashton mundësinë që edhe kreu i FIFA-s, Sepp Blatter të merret në pyetje.


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën