Urdhër-arresti për Kajmakun/ Dyshime për dekonspirim, SHÇBA nis verifikimet për disa punonjës policie

TIRANË- Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pranë Ministrisë së Brendshme kanë nisur hetimet për disa punonjës policie të cilët kanë pasur informacion lidhur me urdhër arrestin e lëshuar në mungesë për ish kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun, për të cilët dyshohet të kenë dekonspiruar operacionin për arrestimin e tij.

Burime pranë SHÇBA-së pohuan se verifikimi i këtyre personave ka nisur pas dyshimeve që ata kanë kryer një dekonspirim të mundshëm, pasi Kajmaku nuk është gjendur në asnjërën prej dy banesave, që prej datës 9 Nëntor kur policia mori në dorë edhe ekzekutimin e vendimit të dhënë prej tij nga Gjykata e Tiranës. Të njëjtat burime sqaruan se që nga momenti kur para togave të zeza është paraqitur kërkesa për caktim mase sigurie, kanë qenë minimalisht 7 persona të cilët kanë pasur dijeni për hetimet që organi i akuzës kishte nisur ndaj ish kryebashkiakut të Vorës. Po ashtu, në sitën e hetimeve po kalojnë edhe punonjës të sekretariatit teknik në të tri institucionet, përveçse policisë, edhe për personat që kanë pasur dijeni në prokurori e gjykatë.

Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku vijon të jetë në kërkim nga Policia e Shtetit që prej datës 9 Nëntor. Me një vendim Gjykate Tirane e cila ka caktuar në mungesë masën e arrestit me burg, për tre vepra penale, efektivë të policisë kanë ushtruar kontrolle në dy banesat e tij në kryeqytet, njëra prej të cilave rezulton të jetë në emër të bashkëshortes së Kajmakut, por ai nuk është gjetur. I vetmi që është gjetur në banesë në momentin kur ka ushtruar kontrollet policia ka qenë djali i tij, i cili i ka pohuar policisë se nuk kishte asnjë informacion mbi vendndodhjen e të atit apo nënës së tij, ku as kjo e fundit nuk është gjetur aty.

Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra raporton se prej gati 10 ditësh kontrolle janë kryer edhe në rrethinat e Tiranës tek disa të afërm të Kajmakut, përveç dy banesave të tij. Ndërkohë, duke iu referuar të dhënave të sistemit TIMS, rezulton se ish-kryebashkiaku i Vorës nuk rezulton të ketë dalë jashtë territorit shqiptar. Agim Kajmaku, i shpallur në kërkim tashmë me vendim gjykate është nën akuzë për tri vepra penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikimi i formularëve” dhe “Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”.

Dyshimet e prokurorisë janë se Kajmaku ka firmosur shkarkimin nga detyra të dy n/ kryetarëve, pasi KQZ i hoqi mandatin më 1 Nëntor. Ndërsa avokati i Kajmakut pretendon se këto dy lëvizje janë bërë më 31 Tetor, siç e tregon edhe kjo shkresë.

Ndërkohë në një reagim në emisionin 'Pa Protokoll' avokati i Kajmakut, Isuf Shehu deklaroi se klienti i tij nuk ka ndërmend që të dorëzohet para drejtësisë. Ai tha se për të njëjtën vepër penale, falsifikim janë pushuar me qindra hetime, ndërsa në rastin e Kajmakut u kërkua arrestimi. Ndërkohë që Shehu shtoi se në momentin që i kanë shkuar në banesë, nuk është treguar asnjë dokument përse do të arrestohej Agim Kajmaku.

Po ashtu në lidhje me Kajmakun dy ditë më parë reagoi edhe kryeministri Rama i cili bëri të ditur se qeveria do të bëjë në ligjin për dekriminalizimin. Rama tha se partitë do t'i dorëzojnë listat me kandidatë organeve ligjzbatuese përpara fillimit të fushatës zgjedhore, në mënyrë që një muaj para zgjedhjeve të gjithë kandidatët në listë të jenë verifikuar nga policia dhe prokuroria. Kështu, nëse një kandidat deri më sot, plotësonte formularin e veëtëdeklarimit dhe e dorëzonte atë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me ndërhyrjet në ligj, ai më herët do të ketë kaluar në filtrin e verifikimeve të policisë dhe prokurorisë. Rama tha se përgjegjësia individuale e një kandidati që gënjen në formular nuk mund të jetë më barrë e partisë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koli: 18/11/2019 12:50

    Karlliqet e qeverise... Shcba nuk heton dot zonen VIP ne Rinas. Shefi komisariatit e ka me te shtrenjte celularin sesa drejtori.....

    Përgjigju
  • USA: 18/11/2019 12:28

    Nuk ka mundesi per " dekonspirim" (nga ka dale kjo teoreme) sepse ne beme vetingun dhe tani jemi shtet i forte.Shpeto veten o Kajmak sepse ato qe te kandiduan e bejne gjumin si me mire ska.Edhe ti nuk je asgje me shume se viktimat e 21 Janarit.Mish per top.Kurbani i Rames dhe Ruçit.Te tjeret jane papagallet qe keto te dy i mbajne ne kafaz.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë