Dyshime për pasurinë, KPA rihap hetimin për gjyqtaren e Tiranës, Alma Brati

Dyshime për pasurinë, KPA rihap hetimin për gjyqtaren e Tiranës, Alma Brati

Alma Brati dhe trupa gjykuese ne KPK

Me dyshime për pasurinë, KPA vendosi të rihapë hetimin për gjyqtaren e Tiranës Alma Brati. Vendimi u mor 5 ditë pas seancës në KPA, më 13 dhjetor, ku Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin e saj LEXO KETU dhe ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtaren e Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë. Në vlerësimin e Komisionerit Publik, hetimi i KPK-së për rastin e gjyqtares nuk është i plotë prandaj e ka çuar çështjen në Komisionin e Pavarur të Apelimit. Komisioneri Publik nëpërmjet këtij ankimi kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që këto mangësi të hetimit të riparohen nga Kolegji gjatë shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore.

Gjyqtarja Alma Brati u shpreh se nuk ishte dakord me gjetjet e Komisionerit Publik, sipas të cilit provat e ngritura nga KPK nuk janë bindëse që ajo të konfirmohej në detyrë.

Brati ishte dhe kandidate për në Këshillin e Lartë Gjyqësor por u dorëhoq një ditë para votimeve. Seanca e radhës në KPA do të mbahet më 31 janar 2019.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja