Kaloi Vettingun, KPA nis seancën për gjyqtaren, Alma Brati: Kërkoj rikonfirmimin

Kaloi Vettingun, KPA nis seancën për gjyqtaren, Alma Brati: Kërkoj rikonfirmimin

Alma Brati dhe trupi gjykues i KPK

Ka nisur në Kolegjin e Posaçën të Apelimit seanca për gjyqtaren Alma Brati, e cila e kaloi filtrin e vettingut më 5 korrik 2018 nga KPK-ja. Sipas gazetarit të Report Tv, Arsen Rusta, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin Komisioneri Publik dhe ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtaren e Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë. Në vlerësimin e Komisionerit Publik, hetimi i KPK-së për rastin e gjyqtares nuk është i plotë prandaj e ka çuar çështjen në Komisionin e Pavarur të Apelimit. Komisioneri Publik nëpërmjet këtij ankimi kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që këto mangësi të hetimit të riparohen nga Kolegji gjatë shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore. LEXO KËTU. Alma Brati ishte edhe kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor, por dy ditë më parë dha dorëheqjen nga gara.

Gjyqtarja Alma Brati u shpreh se nuk ishte dakord me gjetjet e Komisionerit Publik, sipas të cilit provat e ngritura nga KPK nuk janë bindesë që ajo të konfirmohej në detyrë. Sipas saj, për një apartamenti ka marrë kredi dhe një shunë huaje prej 25 mijë eurosh nga tezja. “Familjarët e mi më janë gjetur kur unë kisha nevojë, sepse të ardhurat i kishin të mjaftueshme dhe detyrimi do të kthehej brenda 30 ditësh nga shitja e një apartamenti në Durrës”-tha Brati.

Brati: të ardhurat e mia, të justifikueshme 

Brati theksoi se të ardhurat ishin të justifikueshme, sepse prindërit e saj kishin punuar gjithë jetën, edhe psë të ardhurat e tyre nuk vërtetohen dot të gjitha, për mungesë të dokumenteve shtetërore. “Babai im ka punuar avokat. Paratë ishin kursime nga prondërit. Nuk mund të përgjigjemi ne për gabimet e shtetit. Nëna ime ka punuar gjithë jetën. Për nënën time nuk rezultojnë të gjitha dokumentet në Durrës. Nuk më duket korrekte që në një shtet si ky ku humbin dokumenta të babait tim më kalon mua barra e proves. Babai im ka qenë prokuror rrethi për 5 vite dhe më kanë thënë se nuk kanë dokumentacion. Të ardhurat e prindërve të mi nuk mund të merren vetëm 4 vitet e fundit. Kërkoj që të gjitha këto prova të merren në konsideratë nga ju, sepse ata kanë punuar gjithë jetën dhe të lihet në fuqi vendimin i KPK-së për konfirmimin tim në detyrë”-tha Brati.

Nga ana e tij Komisioneri Publik u shpreh: ‘Kërkoj nga ana juaj një hetim. Dua të njihem me provat që solli Brati dhe më pas do të shprehem”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • leone: 13/12/2018 14:53

    Cudi e madhe me keta gjyqtaret.Te gjithe kane te aferm,motra,vellezer,teze e halla qe u japin borxh dhe jo pak por mijera euro,sikur i kane prere me gershere.Une jame emigrant qysh prej vitit 1993 dhe te them te drejten,shuma prej 20 mije eurosh etj etj eshte e veshtire te gjendet ne llogarite e emigranteve,per nje rast nevoje per veten e tyre,jo me te japesh borxh nje shume te tille.Shuma te tilla mund te jepen borxh jo nga emigrantet qe e nxjerrin buken e gojes duke punuar cdo dite,por nga ana qe jane mafjoze e trafikante e vrases.Nuk e di se ne cilen kategori hyjne te afermit e ketyre gjyqtareve,me borxhe nga te afermit.Ky eshte thjesht nje justifikim i tyre per ter mbuluar pasurite e tyre te paligjeshme e ryshfetet qe kane marre prej vitesh per vendimet e dhena ne baze te xhepit.Turp!

    Përgjigju
    • Shkrusi: 20/12/2018 02:38

      Vlla varet nese punon lavazhier normal qe nuk i ke 20mij euro ne bank.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Agjentët e Mossad-it zbulojnë detaje nga operacioni i shpërthimit të pajisjeve të komunikimit të Hezbollahut

Agjentët e Mossad-it zbulojnë detaje nga operacioni i shpërthimit të pajisjeve të komunikimit të Hezbollahut