Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Hetimet për dëmtimin e kabujve të 'Estlink 2'

Qeveritë në Estoni dhe Finlandë thanë në dy njoftime të ndara se do të mblidhen për takime të jashtëzakonshme të enjten, ndërsa hetuesit estonezë dhe finlandezë po përpiqen të zbulojnë se kush qëndron pas dëmtimit të një kablloje elektrike në Detin Baltik që lidh të dyja këto vende.

Për riparimin e kabllos së interkonjeksionit ‘Estlink 2’ me një gjatësi prej 170 kilometrash duhen muaj dhe ndërprerja e furnizimit përmes kësaj linje mund të shkaktojë probleme në furnizimin me energji gjatë dimrit, tha operatori finlandez ‘Fingrid’ në një deklaratë.

Policia dhe mediat njoftojnë se autoritetet finlandeze kanë ndaluar një anije të lidhur me Rusinë me emrin ‘Eagle S’, ndërsa po zhvillohen hetime nëse ajo dëmtuar kabllon e energjisë në Detin Baltik dhe disa kabllo të të dhënave.

Linja “Estlink-2” ndaloi së funksonuari pak pas mesditës të së mërkurës. Zyrtarët shprehën shqetësimin se ky mund të jetë një sulm tjetër i ngjashëm me incidentet që dëmtuan dy kabllo të dhënash në nëntor dhe shpërthimi që dëmtoi tubacionin e gazsjellësit ‘Nord Stream’ në shtator të vitit 2022.

“Megjithëse është kohë festash, shumë njerëz në Estoni dhe Finlandë kanë punuar gjatë dy ditëve të fundit për të identifikuar problemin e ndërprerjes së linjës Estlink-2", tha Kryeministri estonez Kristen Michal në rrjetin X, ndërsa shtoi se “qeveria ime do të mbajë një takim të jashtëzakonshëm këtë pasdite. Jemi në kontakt të ngushtë me kolegët tanë baltiko-veriorë".

Dy kabllo për transferimin e të dhënave, njëra që kalonte mes Finlandës dhe Gjermanisë dhe një tjetër që kalonte mes Lituanisë dhe Suedisë, u dëmtuan në nëntor.

Ministri gjerman i Mbrojtjes tha se zyrtarët duhej të supozonin se ky incident ishte “sabotim”, por ai nuk dha ndonjë provë dhe nuk tha se kush mund të ishte përgjegjës.

Komenti i tij erdhi gjatë një diskutimi mbi kërcënimet e luftës hibride nga Rusia.

Tubacionet ‘Nord Stream’, që dikur transportonin gaz natyror nga Rusia tek Gjermania, u dëmtuan nga një shpërthim nënujor në shtator të vitit 2022. Autoritetet e kanë cilësuar këtë incident si sabotim dhe kanë nisur hetimet kriminale.

Linja ‘Estlink-2’ ishte jashtë funksionit gjatë pjesës më të madhe të vitit, për shkak të disa riparimeve të dëmeve që mund të jenë shkaktuar nga pozicionimi kompleks i linjës, tha televizioni ERR.

Operatori i rrjetit estonez të furnizimit me energji ‘Elerin’ tha se ka kapacitete të mjaftueshme rezervë për të përmbushur nevojat e vendit, njoftoi televizioni publik ERR në faqen e tij të internetit. /VOA/

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas