Komisioni hetues, duke u cituar nga një portal egjiptian, thotë se nuk është e qartë nëse shpërthimi u shkaktuar nga një bombë apo ndonjë problem.
Por, ata flasin për një shpërthim të fortë që ende nuk dihet se nga ka ardhur.
Ndërkohë agjencia amerikane e inteligjencës ka dhënë një informacion se avioni rus mund të jetë rrëzuar nga një bombë e vendosur në bord nga ISIS.
Një burim i cituar nga CNN thotë se bomba mund të jetë vendosur nga ISIS ose ndonjë grup i lidhur me të.
Aksidenti tragjik ndodhur 20 minuta pasi avioni u ngrit nga bregu i Detit të Kuq në Sharm el-Sheik, në Egjipt.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)