MIRDITE- Në një lidhje telefonike për TV A1 Report, xhaxhai i fëmijëve Ndok Loci rrëfeu orët e zhdukjes së dy nipërve të tij, Renato dhe Serxhio, 13 dhe 11 vjeç.
Ai tregoi se fëmijët ishin larguar që prej orës 11:00 të paradites së djeshme ( e hënë 20 gusht). Lajmi për gjetjen e fëmijëve u mësua rreth orës 10: 30 të ditës së sotme. Fëmijët u gjetën në qytetin e Burrelit, ndërsa familjarët hodhën dyshime se vogëlushët mund të ishin mashtruar me qëllim trafkimin drejt Kosovës.
JA DESHMIA TELEFONIKE E XHAXHAIT PER TV A1 REPORT DHENE RRETH ORES 09: 30
“Si çdo mëngjes fëmijët kanë shkuar në mal për të kullotur bagëtitë. Rreth orës 11:00 ata janë kthyer në shtëpi dhe i kanë thënë të motrës hajde të ikim bashkë në Kosovë. Vajza nuk ka pranuar dhe që prej atij momenti fëmijët nuk janë parë më” Tregon xhaxhai i fëmijëve në një prononcim për TV A1 Report. Ai vetë rri në Durrës por ngjarjen e ka mësuar me telefon nga i vëllai i cili kishte kontaktuar për ti treguar ankthin në orën 01:00 të së martës
Gjatë ditës së djeshme i ati i fëmijëve, nuk ka qenë në shtëpi pasi kishte shkuar në Rrëshen për të marrë pensionin e vjehrrit. Në mbrëmje, kur është kthyer në shtëpi ka mësuar së fëmijët nuk ishin kthyer ende.
“Ata u alarmuan rreth orës 18- 19:00 të pasdites së djeshme. Kanë kërkuar nëpër lagje, më pas dhe në Rrëshen, ku kemi dhe disa njerëz tanë, por nuk ka asnjë gjurmë nga fëmijët. Edhe banorët e tjerë të fshatit janë vënë në kërkim”- tregon xhaxhai Ndue Loca. Ai dyshon se fëmijët mund të jenë mashtruar me qëllim trafikimin drejt Kosovës. “Duhet ti ketë mashtruar dikush, duke i kërkuar të marrin lekët në shtëpi dhe të largohen nga shtëpia, sepse ata fëmijë nuk kanë dalë asnjëherë nga fshati” shton më tej xhaxhai.
Dy fëmijët Renato dhe Serxhio, 13 dhe 11 vjeç rezultuan të zhdukur që prej ditës së djeshme dhe pas kërkimeve të shumta familjarët kërkuan ndërhyrjen e policisë.
(Lajmi u publikua ne orën 09: 30 minuta dhe u përditësua në orën 10: 30)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com